Shkenca, e shqetësuar: Nivele të larta rrezatimi në disa vende të Europës

October 11, 2017 11:53

Shkenca, e shqetësuar: Nivele të larta rrezatimi në disa vende të Europës

Monitoruesit e rrezatimeve kanë zbuluar një rritje të pazakontë të grimcave radioaktive në disa pjesë të Europës Qendrore dhe Perëndimore që prej javës së shkuar, por origjina e tyre nuk është mundur të përcaktohet.

Mbi këtë çështje raporton Zyra Qendrore e Mbrojtjes nga Rrezatimi në Gjermani (BFS), shkruan Dita.

Bëhet fjalë për grimca ruteni-106, një izotop që përdoret në radioterapinë e kancerit për trajtimin e tumoreve të syve ashtu si dhe në gjeneratorët termoelektrikë të radioizotopeve që sigurojnë energji nga satelitët.

Sasi të larta të rrezatimit nga ky metal i rrallë janë regjistruar në Austri, Francë, Gjermani, Itali dhe Zvicër.

Për shkak se është zbuluar vetëm ruteni-106, BFS përjashton që të ketë qenë rezultat i një aksidenti në ndonjë qendër nukleare. Funksionarët gjithashtu pohojnë se nuk është vendi për panik pasi nivelet e rrezatimit, edhe pse të larta nuk janë rrezik për shëndetin e njeriut.

Edhe pse askush nuk e di se nga vjen materiali radioaktiv, autoritet evropiane kanë drejtuar gishtin nga Rusia. “Analiza të reja të burimit të materialit radioaktiv ka të ngjarë të tregojnë një çlirim rrezatimi në Uralet jugore”, sugjeron BFS. “Megjithatë rajone të tjera të jugut të Rusisë nuk mund të përjashtohen”, shton raporti.

Në shkurt gjurmë të jodit131 u zbuluan në disa pjesë të Europës. Izotopi radioaktiv u shpërbë dhe burimi i radioaktivitetit nuk u identifikua, por disa media komunikimi sugjeruan edhe atëherë se burimi ishte Rusia.

Dita

October 11, 2017 11:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*