Shkencëtarët japin alarmin: Frenoni antibiotikët, kërcënim për jetën

November 17, 2017 12:27

Shkencëtarët japin alarmin: Frenoni antibiotikët, kërcënim për jetën

E ardhmja e njerëzimit është në rrezik nga përdorimi me tepricë i antibiotikëve.

Mendohet se pas 30 vjetësh çdo 3 sekonda mund të humbë jetën një person si pasojë e ndonjë superbakteri rezistent ndaj antibiotikëve.

Objektivi i BE, i shprehur gjatë konventës së djeshme në Bruksel për këtë qëllim, është ulja e dozave të përdorimit të antibiotikeve tek njerëzit dhe tek kafshët.

Sipas komisarit të lartë për sigurinë ushqimore në BE, shifrat janë alarmante dhe qëllimi është të ulen njësoj dozat e antibiotikëve tek njerëzit dhe në blegtori, pasi çdo gjë përfundon në tryezat tona përmes ushqimit.

Nëse kjo situatë vazhdon, atëherë nuk do të jemi më në gjendje të përballojmë asnjë infeksion dhe nuk do mund të kryhen më ndërhyrjet kirurgjikale apo transplantet e organeve.

BE ka nisur projektin “One Health” dhe “Horizont 2020” pikërisht për kërkimin antimikrobik dhe deri tani është vënë në dispozicion një fond prej 350 milionë eurosh të cilit do t’i shtohen edhe 200 milionë të tjera në tre vitet e ardhshme.

November 17, 2017 12:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*