Shkencëtarët thonë se… stresi është sëmundje ngjitëse!

March 16, 2018 16:40

Shkencëtarët thonë se… stresi është sëmundje ngjitëse!

 

Stresi juaj mund të prekë të tjerët, thonë studiuesit kanadezë.

Gjykimet sugjerojnë se personat e stresuar mund të ndryshojnë trurin tuaj në të njëjtën mënyrë sikur jeni të mbingarkuar në punë.

Shkencëtarët kanadezë i kanë quajtur rezultatet, të cilat janë nxjerrë nga eksperimentet në minj, si “të shquara”.

Ata sugjerojnë se gjetjet mund të dëshmojnë të vërtetën për njerëzit, të cilët shprehin stresin e tyre “pa qenë në dijeni rreth tij.”

Studiuesit nga Universiteti në Kalgari, të udhëhequr nga Toni-Lee Sterley, kanë studiuar efektet e stresit te çiftet e minjve.

Ata larguan njërin mi nga çifti dhe e ekspozuan ndaj stresit para se ta kthenin te partneri i tij. Ata ekzaminuan përgjigjet e qelizave specifike, neuroneve CRH, të cilat kontrollojnë përgjigjen e trurit ndaj stresit, në secilin mi.

Rrjetet e trurit të miut të stresuar dhe partnerit të tyre kishin ndryshuar në të njëjtën mënyrë, tregojnë testet.

“Neuronet CRH nga partneri, i cili nuk ishte i ekspozuar ndaj stresit, treguan ndryshime që ishin identike me ato që ne kemi matur te miu i stresuar”, tha Sterley.

Profesori Jaideep Brains, bashkautor i studimit, tha se ndryshimet e trurit të ndërlidhura me stresin tregojnë se stresi mund të jetë ngjitës, por ende janë të panjohura pasojat për trurin.

l.h/ dita

March 16, 2018 16:40
Komento

1 Koment

  1. MH March 17, 01:37

    Une me stres kuptoj merzitjen qe i krijohet njeriut.Atehere si ka mundesi qe merzitja te behet ngjitese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*