Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes

April 21, 2017 11:51

Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh pas vdekjes

Shkencëtarët pretendojnë se vdekja mund të mos jetë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që lë trupin pasi ky i fundit vdes.

Mund të duket si një mit i mbinatyrshëm, por ideja që ndërgjegjia e njeriut jeton pas vdekjes është hedhur si tezë nga shumë shkencëtarë të respektuar.

Kështu, shkencëtari britanik Sir Roger Penrose ka hedhur sëfundmi teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin.

Ndonëse askush nuk e di se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegjia, Penrose beson se është një paketë informacioni që ruhet në kuantum.

Ai thotë se ka gjetur prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trurit, e lë trupin kur njeriu vdes.

Për të përditshmen britanike “The Sun”, Sir Roger shprehet se kur një person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për t’u rikthyer sërish në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë.

Sipas tij, kjo shpjegon se përse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion është shpirti që largohet nga trupi.

“Nëse pacienti vdes është e mundur që ky informacion mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta në përjetësi, si shpirt”, shprehet ai.

Sir Roger nuk është i vetmi që beson në këtë teori, pasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngritur të njëjtën tezë.

Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik është thjeshtë një perceptim dhe një moment që trupi jonë vdes ekziston një jetë e pafundme përtej tij./tvklan.al

April 21, 2017 11:51
Komento

8 Komente

  1. anticensurë 543234 April 21, 13:22

    kjo qënka mëse fantastike!!
    me të vërtetë për të kapur lesht e kkkk,kokës desha të thosha por nuk e them dot!!
    i vjen që të kemi dhe një jetë të dytë,sipas modelit budist!!
    por duke e marrë sipas mëndjegjerësisë të këtyre “shkenctarëve” atëherë e njëjta gjë duhet të ndodhë dhe me kafshët!!
    për mndimin tim shkenctarët e tjerë si houkins duhet të heqin dorë nga kërkimi i materies së zezë!!duhet të jetë e përbërë me “ndërgjegjet”,shpirtërat e të gjitha qënjeve të vdekura!!
    mbahuni pas “egzistencës së jetës së pafundme”sepse teorikisht 1+1 mund të jenë të barabart me 3!!
    kur “informacioni çlirohet në univers për tu këthyyer sërish në qelizat e trupit nse ky i fundit risillet në jetë “është e barabartë me PERSONI NUK KA VDEKUR!!
    të gjitha këto që thonë janë pordhë syfyri!!
    teorikisht ne nuk egzistojmë:
    -e shkuara nuk egziton,sepse ka kaluar
    -e ardhmia nuk egziston,sepse nuk ka ardhur akoma
    -e tashmia është aq e shkurtër,pra një numër që ndan të shkuarën dhe të ardhmen!
    PRA “0”!!
    teorikisht “akili se arin asnjëherë breshkën”!!

    Reply to this comment
  2. kujtesa April 21, 13:40

    Na e bene jeten si puna e aeroplanit.
    Dihet qe kur rezohet ai,gjejne kutine e zeze dhe shohin cfare ka ndodhur!
    Keshtu po e bejne edhe punen e shpirtit.
    Mesa duket,duan te na thone qe ndergjegja eshte materie dhe kjo gjendet diku ne univers!!!!
    Hajde tani,te dal une ne univers dhe te gjeje kutine zeze te katragjyshit e me radhe!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Z/K April 21, 15:38

    Kujtesa je i madh!
    Duhet te gezohemi vdekjes sepse shpirti shetit ne univers me kanaqe.
    Merreni me mend nese ngjallen te vdekurit.Ne si te mbrame te avancuar ne edukim dhe shkence do e pesojme shtrenjt nga te paret sepse jane harbut qe luftonin me hunje e me vone me hanxhar e shpata.Do ngjishemi prane njeri tjetrit sa te mos mundemi te jetojme e perseri duhet me doemos te vdesim.Se ma mire ishim me kanaqe se gjalle shterngushem me njeri tjetrin ngaqe kalohet kapaciteti i tonazhit te tokes.

    Reply to this comment
  4. votren(prifti spanjoll) April 21, 16:32

    Me sa shihet,keti Sir Roger-sit i paska ik paketa e trurit shume koha para se ti vdes trupi.

    Reply to this comment
  5. mos i hyni gjerave qe s' ju ineresojne, ose...... s'i kuptoni April 21, 18:58

    edhe jezui vete, s’e ka komfirmuar jeten e pertejme . kushdo, qe di te kuptoi, le te lexoi . AI, ne menyre simbolike, shprehet : “me te vertete po ju them, se kush mekaton rende, do digjet ne zjarr” gjithmone kjo eshte per njerezit “mekatare”, per t’ i frenuarn ne krim . nderkohe per njerezit e edukuar, thote : “te vdekurit nuk degjojne” veç kesaj ne nje nga ungjijt thuhet : “e para isht………..fj…..”, ç’ka tregon . konceptin ndoshta “materialist” te botes . te mos harrojme. se jezusi eshte plot 4-5 shekuj, mbas “materializmit klasik” te grekerve te lashte . “ZOTI i JEZUSIT”, kush se di, t’ a mesoi, eshte : “DUAJE TE AFERMIN tend si VETEN”……..nderkohe po kam frike, per pas kesaj ………

    Reply to this comment
  6. Fati April 21, 19:21

    Allahu është i plotfuqishëm mbi çdo send ai jep jet dhe vdekje dhe prap mund të na ringjall me një botë tjeter siq e ka permend ne kuran

    Reply to this comment
  7. Shkodrania April 22, 04:22

    Njohja jone eshte aq e vogel,sa nje pike ne oqean.Ne njohim pak vetem boten ku jetojme me dimensionet e saja.Bota e pertejme eshte nje dimension tjeter qe ne nuk e njohim direkt ,por qe nga eksperiencat e disa njerzve tregon qe eshte nje realitet.Te besosh tek Krijuesi (Zoti i gjithesise) te ndimon te jetosh me mire me vehten e te tjeret.

    Reply to this comment
  8. bekim April 22, 12:04

    ata qe akuzonin besimtaret per te manipuluar,mendjembyllur dhe joracional,pikerisht ata na dalin te jene te manipuluarit,mendjembyllurit dhe joracionalet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*