Shkencëtari i famshëm: Zoti ekziston dhe drejton gjithçka. Kam provat

September 26, 2016 12:29

Shkencëtari i famshëm: Zoti ekziston dhe drejton gjithçka. Kam provat

Michio Kaku është i njohur për kontributin e tij intensiv në shkencë, një nga shkencëtarët më të njohur dhe të respektuar, është një fizikan teorik i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi një formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës.

Shkencëtari ka deklaruar se ka gjetur provën për ekzistencën e një force që “drejton gjithçka”.

Ky pohim natyrisht që ka krijuar trazira në komunitetin shkencor dhe jo vetëm, por sidoqoftë fizikanti duke përdorur teknikën primitive Tachyon të ‘‘semi-radios’’, ka arritur në përfundimin se ne jetojmë sipas një lloj ‘Matrix-i’’:

‘Kam arritur në konkluzionin që gjendemi në një botë të krijuar nga një inteligjencë, jo shumë e ndryshme nga videolojrat e preferuara, sigurisht më komplekse dhe e paimagjinueshme’’, thotë ai.

‘Më besoni, gjithçka që gjer më sot e kemi quajtur rastësi, nuk do të ketë më asnjë kuptim, për mua është më se e qartë që ne drejtohemi sipas disa rregullave të krijuara dhe jo  të përcaktuara sipas mundësive universal, Zoti është një matematicient i madh’’ deklaroi Kaku.

September 26, 2016 12:29
Komento

19 Komente

  1. kanan tafili September 26, 13:48

    Ju te gazetes dita jeni me te zgjuar se zoti,,,,, shkenctari ne fjale nuk ben asgjetjeter vetem konfirmon ate qe ka thene Anchtajni, se zoti nu eshte gje tjeter vetem je formule matematike…..

    Reply to this comment
  2. toni September 26, 14:42

    Zoti Kaku mund te kete te drejte, por e gjithe puna qendron ne ceshtjen se si ai e definon kete “force te mbinatyrshme qe kontrollon gjithcka”. Per mua jane ligjet e natyres, per ndonje tjeter eshte zoti (ai i llogjikshmi, jo allahu i wog-ve).

    Reply to this comment
  3. As Poet, As Analist September 26, 15:59

    Për ekzistencën e Zotit
    s’ka nevojë për shumè kërkime
    mjafton që të lexosh Biblën
    çfarë thonë tè shenjtat shkrime !

    Mbi tremijë e pesëqind vjet
    Zanafilla e ka shkruar
    i ka renditur me radhë
    se si gjërat janë krijuar !

    Që në kapitull të parë
    flet për tokë dhe për qiell
    flet për natë e flet për ditë
    flet për dete e për diell. 

    Flet për gjithë ciklin e jetës
    për kafshët dhe bimësinë
    na tregon si Perëndia
    krijoi edhe njerinë….

    Mjafton çdo njeri në tokë
    Zanafillën të lexojë dhe
    me shumë përulësi
    Krijuesin t’a mendojë!

    Them me shumë përulësi
    përulësi duhet vërtetë
    të pranosh se një Krijues
    e ka sjellë gjithçka në jetë.

    Teoritë që shpikin njerëzit
    vijnë vetëm nga arroganca
    nga egoizmi i shfrenuar
    dhe burojnë nga injoranca!

    Me teoritë absurde
    u shitet për djath sapuni
    krijesës së Perendisë
    i thonë pasardhës majmuni !!!

    Unë i kam ca klasë shkollë
    por gjithmonë kam besuar
    se gjithçka në Univers
    veç një Zot e ka krijuar !!  

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 27, 08:44

      As Poet, As Analist më dukesh si ben duka,por ska rëndsi!
      “Teoritë që shpikin njerëzit
      vijnë vetëm nga arroganca
      nga egoizmi i shfrenuar
      dhe burojnë nga injoranca!”
      nëse ka arrogancë dhe injorancë!?
      do të të tregoja ty me gisht!
      të besosh,është puna tënde!!
      të dyshosh dhe të mendosh,është punë e atyre që ti quan “arrogantë” e “injorantë”!!
      besimi tënd as mjekrrën nuk është i zoti të ta rruaj,injoranca dhe arroganca e atyre që ti përçmon!?
      të ka dhënë mundësinë të komunikosh me gjithë botën në kohë reale!!
      kushdo qofsh je koqe gomari për këto që ke shkruar!

      Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 September 26, 16:18

    “sigurisht më komplekse dhe e paimagjinueshme’”
    nëse qënka kaq komplekse dhe e paimagjinueshme!?
    si ke mundur ti ta imagjinosh??
    mos vallë ti je i barabartë me TË ose AI vetë??
    shko mor pirdhu!!

    Reply to this comment
  5. haku September 26, 17:08

    Bibla dhe Kur’ani Zotin e definojne me veprat eTij.Thohet se i vetmi person i cili ka komunikua me Zotin ishtMoisiu (Musa) i cili Bashkebiseduesin e shihte si nje drite-nure (dicka me ndryshe se drita rendomt).Muhamedi thot:mos u befaso,cudit, nese dikush te pyet “Kush eshte Zoti”? Me kete tregon se ENDRRIMET per Zotin jane vetem pune deshire e kurreshtje. Shkenca eshte ende larg per te ditur dic me konkret per Zotin.
    Shkencetari Kaku disi egzistecen e Zotit e merr ne kontekst me zhvillimin e gjallesave, kinse gjallesa eshte veper e nje organizmi te themi kompjuterik, si cipa. Kjo nuk eshte ide e re sepse eshte paraqitur ne debate rreth teoris se Darvinit.Per sa i perket ceshtjes se krijimit te jetes (gjalleses) hulumtimet e provat e shkencetarit jane mjafte interesante. Ne Kur’an thuhet se njeriu eshte krijua nga dheu, nga nje leng i gjizur, gje qe paraqet nje realitet te pakontestueshem. Ne te vertet cdo gjallese e ka zanafilen nga dheu-toka-nuk jane te ardhur nga ndonje planet tjeter. Per shkencen eshte ne pyetje ceshtja se si eshte krijuar gjallesa e pare (them tgjallesa e pare pasiqe te gjitha gjallesat nuk jane krijuar ne te njejten kohe)? Sipas Darvinit njeriu nuk eshte gjallesa e pare.Kjo mund te pohohet edhe logjikisht nga fakti se me pare jane krijuar kushtet e jetes e pastaj jeta-gjallesa. E nje nder kushtet e jetes se njeriut jane edhe gjallesat. Pra njeriu nuk eshte i pari nga gjallesat.
    Gjallesa e pare, qofte ajo me e thjeshta, ende eshte msheftesi e madhe per shkencen.
    Per zhvillimin e jetes pas gjalleses se pare mund te thohet pikerisht se eshte ceshtje programimi te cilit i thomi trashgimi. Pra trashigimia eshte nje ceshtje e programuar sikurse edhe ato te puneve kompjuterike.Per njeriun programimi fillon nga “langu” i mashkullit e i femres. Ose nga polenet per drujte.
    Ne te vertet, vepra e Zotit nuk eshte vetem ceshtja e gjallesave!?

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 27, 08:05

      “Ne Kur’an thuhet se njeriu eshte krijua nga dheu, nga nje leng i gjizur, gje qe paraqet nje realitet te pakontestueshem.”-plotësisht të drejtë kur flet për tokën,POR dhe ka gjithandej qënje të gjalla akoma nuk kemi zbuluar!!
      ndoshta mungon ai “leng i gjizur” që thua ti!?
      po të shohim se me kalimin e kohës,moisiu e takoi “zotin”dritë apo errësirë ska rëndësi,ka qënë diku afër tij,”zoti”çvendoset në hapsirë!!në kohën e muahmetit dhe deri vonë,mendohej,nga myslymanët se ishte në hënë,sot është çvendosur në pafundësi!!
      bile me teoritë e tjera ka mundësi të ketë vëllezër e motra të cilët kanë ndërtuar universet e tyre!pak a shumë duket sikur janë një grup kalamajsh me “game boy”të tyre!!e vetmia gjë që nuk kuptojë është nëse i kanë interaktiv apo seicili luan për vete!?

      Reply to this comment
  6. Ar Kreuz September 26, 17:11

    Jashte plehrat

    Reply to this comment
  7. kenny September 26, 17:28

    Forcat e Mbinatyreshme qe kontrollojne gjithcka….mund ta themi Jo kontrollojne!…por sigurojne ne menyre absolute Bashkeveprimin e te gjitha forcave Natyrore per te formuar gjithcka qe ndodhet ne Univers.Dhe ky bashkepunim nuk eshte i rastesishem,por me maredhenie rigorozisht te sakta.Pra asgje Kuturru !.Dhe gjithcka qe eshte krijuar ne saje te ketij bashkepunimi,jane jo vetem te pa perseriteshme,por edhe te pandryshueshme,ndryshe: Nje planet te prishet,Prishen balancat e ekujlibrave ne tere Universin, qe do te thote: Katastrofe Universale! (gje qe nuk ka per te ndodhur kurre).Atehere lind pyetja:kush i krijoji keto Forca?…

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 27, 08:38

      haha hahahahaha
      me të vërtetë o kennnnyyyyyyy??
      “Nje planet te prishet,Prishen balancat e ekujlibrave ne tere Universin,”????????
      a e ke me të vërtetë??
      more kë quan ti univers??sistemin diellor??
      or lali jo vetëm planete e yje shkatërrohen por dhe galaktika përplasen me njëra tjetrën!”balancat”e tua, nuk prishen por ndryshohen!!universi,ose multiversi është/janë gjithnjë në lëvizje,në ndryshim!ekuilibrat ndryshojnë në çdo moment NUK janë të dhënë njëherë e përgjithmonë e të pandryshueshëm!

      Reply to this comment
  8. Albo September 26, 23:21

    Ore ju budallenjt qe se perdorni trurin as sa cereku ktij shkencetarit te pakten mos shkruani ktu si me te ditur se ai se vetem injorancen tuaj tregoni.

    Reply to this comment
    • Toto September 27, 10:58

      Mire thua ti shoku, po ti tille kokrra si keta, po bejne lemsh Boten me diturite te tyre ……

      Reply to this comment
  9. Minotauri September 27, 00:32

    Zotin e kane pranuar te gjithe ata qe jane ndjere njerez…
    Ka ende ne rruge e siper, por te gjithe, tek Ai do te kthehen…

    Vetem njeri, kam drojtje, do mbetet i pa udhe!

    Qe tja leme deren hapur deri ne diten e fundit, ia nisni provat e Kakuse Mustafa Nanos! Kush e di…!

    Reply to this comment
  10. Bacon September 27, 02:34

    Ide ekstravagante ka pasur ne te gjitha kohet dhe do te kete edhe ne te ardhmen.
    Ajo qe thote ky “fizikan”, edhe sikur ta thoshin te gjithe fizikanet Nobeliste (nder te cilet ky Kaku nuk eshte se nuk ka ndonje kontribut per ta marre Nobelin), nuk provon asgje.
    Natyrisht, ky eshte nje sensacion i bukur. Por ai nuk sjell prova dhe i drejtohet lexuesve. me shprehje te tilla jashteshkencore si “me besoni”. Por pikerisht besimi eshte ajo qe dallon shkencen nba feja.
    Te gjitha fete, ne vend te provave kerkojne besimin ndaj predikuesit. kurse shkenca, te pakten qe nga koha e Francis Bacon-it njeh vetem provat, jo idete qe mund t,i vine dikujt ne koke. Kjo eshte arsyeja qe teorite e Sigmund Freud-it nuk u pranuan nga Komiteti i Nobelit me gjithe bujen e madhe qe bene jo vetem ne opinionin publik por edhe ne masen e artisreve dhe shkrimtareve e madje ne nje pjese skencetaresh.
    Deklarata e ketij fizikani eshte deklarate per nje ide qe i ja ardhur atij, por shkenca nuk behet me deklarata (me deklarata punohet ne politike e jo ne shkence) e madje nuk pranon deklarata.
    A do te kishte revuste shkencore qe t’ia botonte te tilla deklarata?
    Sigurisht jo. Dhe kjo eshte arsyeja qe ai i drejtohet publikut profan.

    Reply to this comment
  11. DRENICA E KUQE September 27, 07:28

    Teori te tilla dhe te ngjajshme i perkasin trurit makro e mikro borgjez te reaksionit anti njerezor, si ajo e Ajnshtajnit per “prejardhjen e njeriut nga majmuni”…! Dhe teorite e tilla “konspirative” nuk mund t’i vertetoje asnje brez njerezor, prandaj jetegjatesia e tyre eshte e madhe, reaksionare qe ne themelet e saj “humane” e “njerezore!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 September 27, 17:12

      drenice nuk është ajnshtajni ai i majmunit!!
      e ke pak si gabim!!
      sidoqoftë, nga ky lloj mendimi që shpreh,ti duhet të jesh nga ata që mendojnë akoma se bota është e sheshtë dhe se githça për sfericitetin e saj është një teori konspirative e NASA për të bërë budallenj njerëzit!?
      ka mundësi të jesh shumë i mënçur e stë kuptoj dot!!

      Reply to this comment
  12. STUDENTI September 27, 08:51

    Zoti Kak , paska rrjedhur nga trute ! ! !

    Reply to this comment
  13. info analitike September 27, 12:09

    Duke lexuar mendimin e Michio Kaku-t, komentin qe i ben gazeta mendimit te tij ne titull dhe komentet qe shoqerojne artikullin me siguri vertetohet teoria e “telefonit te prishur”.

    Reply to this comment
  14. Abdiu October 9, 11:27

    Gje e bukur eshte te vertetohet Zoti shkencerisht. Megjithate kjo do te mbesi gjithmone ceshtje besimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*