“Dear Milan”, videoja e tetovarëve që po thyen rrjetin

August 15, 2017 13:53

“Dear Milan”, videoja e tetovarëve që po thyen rrjetin

Shkëndija ka publikuar një video në faqen zyrtare të klubit, ku ka ironizuar me Milanin dhe madhështinë e klubit kuqezi.

Duke mos mohuar asnjëherë nivelin e lartë të Milanit, Shkëndija ka krahasuar ciliësitë e Milanit me atë të klubit tetovar, aspektet e kulturës së dy qyteteve, Milanos dhe Tetovës.

Krahasimet e bëra janë vërtet interesante.

“E pranojmë që tetovarët e pranojnë Monika Beluçin, por italianët ende çmenden pas aktorit tetovar Blerim Destanit; italianët bien në dashuri dhe iu thyhet zemra shpejt, por ne mund tu ofrojmë kardiologun me famë botërore Omer Dzemaili; italianët mund të kenë picat dhe pastat më të mira, por ne kemi shefin e mirënjohur në Botë, Rene Redzepi; kapaciteti i stadiumit tuaj është 80 mijë persona; por qyteti ynë ka 100 mijë banorë”, janë disa nga krahasimet që kanë bërë tetovarët me Milanon…

Por, sigurisht se kjo video rrëmben zemrat e të gjithë shqiptarëve, ku përshkruhen karakteristikat e tetovarëve dhe Tetovës në përgjithësi.

Video mbyllet me moton se të gjithë zemrat e shqiptarëve do të rrahin “kuq e zi”, ashtu sikurse që janë ngjyrat e klubit të Milanit.

Shkëndija dhe Milani do të përballen më 19 gusht në San Siro në ndeshjen e parë.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 24 gusht në Shkup.

August 15, 2017 13:53
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu August 15, 19:27

    Tra la la, tra la la si Tetova nuk ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*