Shkodër, arrestohen 2 persona dhe pezullohen 36 leje drejtimi në 24 orë

March 20, 2016 10:03

Shkodër, arrestohen 2 persona dhe pezullohen 36 leje drejtimi në 24 orë

Task Forca e Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore Shkodër dhe e mbështetur nga F.N.SH Shkodër dhe Patrullat e Përgjithshme kanë vijuar në territorin e Shkondrës, aksionin për sigurinë rrugare.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë  shtetasit A.B.,  për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe L.A. për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në kuadër të këtij operacioni janë pezulluar 36 leje drejtimi, ku 30 prej tyre për shpejtësi tej normave të lejuara konstatuar me Radar dhe 6 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.

46 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërguan për gjykim në OASH-Shkodër dhe u 25 masa administrative për shkelje të ndryshme, kryesisht mos përdim të rripit të sigurimit dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë këtij aksion në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme  dhe F.N.SH Shkodër u kontrolluan 5 lokale nate.

March 20, 2016 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim