Shkodër, arrestohet suedezi, i gjejnë 19 pistoleta

August 13, 2018 14:30

Shkodër, arrestohet suedezi, i gjejnë 19 pistoleta

Një shtetas suedez është kapur në pikën e kalimit kufitar Murriqan me 19 pistoleta kalibër 7.65.

Policia raporton se shtetasi i huaj është Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi.

21-vjeçari suedez po udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, për t’iu drejtuar Malit të Zi.

Ai është kapur në flagrancë, pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë të pikës së kalimit kufitar të Murriqanit.

Sipas një zyrtari të policisë, ky është një rast që lidhet me trafikun e armëve nga Kosova drejt vendeve të BE-së.

Për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve, specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër po vijojnë hetimet.

s.a/dita

August 13, 2018 14:30
Komento

1 Koment

  1. REZI August 14, 00:09

    Nga hyrja e këtyre armëve ka patur mjaft jetë të humbura në Suedi, sidomos djem me prejardhje të huaj të moshës 18-30 vjec. Mirë është të sqarohen rrethanat dhe pjesë e cilit rrjet është suedezi…nga i mori dhe ku do i dërgonte. Kudo ka të tillë, jo vetëm shqiptarët bëhen pjesë e trafikut të armëve. Lajm i shkurtër ky i suedezit e asnjë koment, të ishte shqiptar komentuesit do ishin sulur me gjithëfarë epitetesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*