Shkodër, asgjësohen 1150 fidanë cannabis

May 11, 2016 09:45

Shkodër, asgjësohen 1150 fidanë cannabis

Policia e Shkodrës ka asgjësuar 1150 fidanë cannabis gjatë ditës së martë.

Sipas njoftimit të Policisë së këtij qyteti, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, janë evidentuar dhe asgjësuar 1150 fidanë të kultivuar në kubikë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin njësisë Administrative Gjegjan , në Malin e Kaçinarit, sipër përroit të Shutinës janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 1150 gota plastike të mbjella me bime të dyshuara si “Canabis Sativa”, si dhe rreth 300-400 m tuba uji.

Policia po punon për evidentimit dhe kapjen e autorëve.

May 11, 2016 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*