Shkodër, e moshuara gjendet e vdekur në mes të rrugës, hetohen aksidenti dhe vrasja

January 30, 2015 22:02

Shkodër, e moshuara gjendet e vdekur në mes të rrugës, hetohen aksidenti dhe vrasja

Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në anë të rrugës në vendin e quajtur “Kryebushat”, pjesë e segmentit rrugor Shkodër-Lezhë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë parë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe kanë njoftuar policinë e Shkodrës, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nga të dhënat e para dyshohet se e moshuara, ende e paidentifikuar, ka qenë duke ecur në këmbë në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe besohet se është goditur nga një automjet, i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë po hetohet edhe për ndonjë arsye tjetër të vdekjes së saj, si vrasja dhe hedhja në rrugë. Policia dërgoi në morg trupin e viktimës për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa u gjetën shenja të dhunës në kokë, trup dhe qafë. Gjatë kontrollit të ushtruar e moshuara nuk kishte me vete një mjet identifikues, kështu që e bën të vështirë edhe identifikimin e saj.

January 30, 2015 22:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*