Shkodër, falsifikonte dokumenta, policia arreston 42-vjeçarin

October 26, 2013 19:41

Shkodër, falsifikonte dokumenta, policia arreston 42-vjeçarin

Sektori Kundër Krimit Ekonomik në D.P.Q Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimit Ekonomiko-Finaciar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, kanë finalizuar sot me sukses operacionin e koduar “TOKO”, me anë të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Pëllumb Pali, 42-vjeç, banues në fshatin Omaraj të Malësisë së Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “arrest me burg”,  për veprën penale “Fallsifikim të dokumentave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u bllokuan në  cilesinë  e provës materiale një njësi qëndrore, një paisje printeri, një fotokopje, një skaner, një paisje plastifikuese, disa dokumenta të ndryshme të fallsifikuara si  ( Diploma, Dëftesa Pjekurie, Leje Drejtimi Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Karta Identiteti, foto për dokumenta të personave të ndryshem, etj) dy aparate celularë, tre karta celularësh të ndryshme dhe një autoveturë BMV X5 Foristradë me targa SH 6060 E.

Materialet ju referuan Prokurorisë Rrethit Gjygjsëor Shkodër për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

October 26, 2013 19:41
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*