Shkodër, kreu i ‘grupit të zjarrit’ ndaj policisë, i kërkuar për dy vrasje

August 24, 2014 18:52

Shkodër, kreu i ‘grupit të zjarrit’ ndaj policisë, i kërkuar për dy vrasje

Njëri nga 10 personat e shpallur në kërkim nga policia e Shkodres, të cilësuar si “grupi i zjarrit” në Dukagjin pasi qëlluan për 3 ditë me radhë policinë, rezulton të jetë në kërkim për një vrasje të dyfishtë në vitin 2003.

Nikë Tonaj që policia e dyshon si organizator të grupit, në 13 korrikun e 2003 ka ekzekutuar me breshëri automatiku fqinjët e tij, bashkëshortet Nikë dhe Lula Pjollin, 63 dhe 54 vjeç. Ngjarja u regjistrua në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Që prej asaj dite Tonaj është i shpallur në kërkim nga policia, por nuk ishte dëgjuar më parë deri ditën e premte, kur policia shpalli 10 emrat të cilët kanë qëlluar gjatë operacionit antikanabis.

Por historia nuk mbetet me kaq në këtë fshat të thellë malor, pasi në shtatorin e 2012, Tonajt do t’i vritej i vëllai, shtetasi Marash Tonaj. Policia tha në atë kohë se vrasja ka lidhje me gjakmarrjen, ndërsa Nikë Tonaj ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Shkodrës me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë.

Konflikti mes 2 familje kishte lindur për vijën e ujit që vadisnin tokat. Çifti Pjolli kishte shkuar atë ditë tek burimi i ujit në pyll, por në moment janë qëlluar me breshëri automatiku nga Tonaj, dukë lënë 6 fëmijet jetim, dy djem e katër vajza.

Përveç Nikë Tonajt, mes emrave të 10 të shpallurve në kërkim, policia bën me dije se një pjesë e madhe e tyre janë me precedente penalë.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë eurosh për ata persona që japin informacion të vlefshëm për vendndodhjen, në mënyrë që të bëhet arrestimi i tyre.

August 24, 2014 18:52
Komento

3 Komente

  1. LORA August 24, 20:33

    Duke pasur parasysh qe ne Lazarat u gjet (pasi perfundoi operacioni) cerdhja e atyre qe gjuanin mbi Policine e Shtetit dhe po keshtu duke thirrur ne kujtese apelin e kryekomunarit te fshatit Dasho Aliko (ne diten e trete te rrethimit) qe ” te largoheshin nga fshati ata qe nuk ishin vendas”,,,,,menjehere me behet asosacion qe keta ‘trimoshat” dukagjinsa duhet te jene te njejtet, te rekrutuar si krahu i rezistences se ish-pushtetit brekedhjere ndaj autoritetit te shtetit te rendit dhe ligjit.

    Reply to this comment
  2. MARKO August 24, 21:15

    NE DUHET TA MBESHTESIM MAKSIMALISHT SHTETIN SI SHOQERI QYTETARE DHE CIVILE, PER PERPJEKJET QE BEJNE . SEPSE DY RUGE KEMI ? OSE DO BEHEMI NJEREZ QE I PERKASIM KETIJ KONTINENTI QE QUHET EUROPE ,OSE TE BEHEMI KOLUMBI DHE AFGANISTAN.

    Reply to this comment
  3. beni August 25, 05:34

    Ne e mbeshtesim plotesisht qeverine e re dhe policine e vertete te pastruar nga berishistet, kjo nuk ka diskutim…jemi Europe dhe duhet te vrapojme te kspim kohen e humbur nga krimineli Berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*