Shkodër, Krujë dhe Fushë-Krujë, asgjësohen me zjarr 2300 rrënjë hashashi, hetim për kultivuesit

August 13, 2014 08:36

   Shkodër, Krujë dhe Fushë-Krujë, asgjësohen me zjarr 2300 rrënjë hashashi, hetim për kultivuesit

Vijon fushata antikanabis në vend me asgjësim të të tjera sipërfaqeve me drogë. Policia e Fushë-Krujës ka asgjësuar gjatë 24 orëve të fundit mbi 1 mijë bimë narkotike hashash. Nga kontrolli në fshatin Arameras, tek përroi pranë liqenit të Dollakës, janë konstatuar 16 parcela të mbjella me 1070 bimë kanabis sativa, ndërsa hetohet për kultivuesit e drogës. Po kështu në Malësinë e Madhe janë sekuestruar 674 rrënjë bimë narkotike hashashi të mbjella dhe më pas asgjësuar me zjarr. Burimet pranë policisë së qarkut Shkodër bënë të ditur se bimët narkotike u asgjësuan pas informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin e quajtur Xhaj, komuna Shkrel. Parcelat me hashash ishin mbjellë në toka publike. Kurse në Krujë janë korrur gjithashtu rreth 600 bimë narkotike kanabis sativa në fshatrat Barkanesh, bashkia Krujë dhe fshatrat Mukje e Nikël. Policia tha se droga e djegur ishte në fazën e pjekjes së saj dhe me gjatësi që shkonte mbi 1,5 metra e lartë. Aktualisht hetohet për kultivuesit e drogës së gjetur.

 

 

August 13, 2014 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*