Shkodër, makina bie në greminë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

March 17, 2015 06:56

Shkodër, makina bie në greminë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy të vdekur dhe tre të plagosur është verifikuar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Shkodër-Bardhaj.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 30 minuta, në vendin e quajtur Ura e Stom Golemit.

Automjeti në të cilin udhëtonin të pestë personat, një “Nissan” me targë “AX 188 NW”, mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash.

Për rrjedhojë, kanë gjetur vdekjen dy të rinj, të identifikuar me inicialet N.K dhe A.S, të moshave 18 dhe 20 vjeç.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, Vat Tusha, i cili ka mbetur i plagosur, bashkë me shtetasit T.K dhe A.S, të moshave 34 dhe 25 vjeç.

Të tre ata janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, policia ka kryer verifikimet përkatëse, ndërkohë që autoritetet gjyqësore kanë nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të mjetit, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

March 17, 2015 06:56
Komento

1 Koment

  1. shqiptar sharri. March 17, 11:58

    Rama,te jape dorheqe dha sajmiri,se kta nuk i sugjeroin dhe keshiloin shiptarellat sesi grahet makina.Kta jan fajtor dhe per qe,nuk i msoin neper shkolla te rit apo shiptarellat sesi nuk duhet te kercejn neper gremina ma makina.Familjeve ju them ngushllimet e mia nga zemra,dhe zoti ju dhashte forc e ta kaloin kete dhymbje,kurse atyre qe kaluan ne amshim zoti jua bevte parajs ne ate jet.Po,ama kjo qe them per ramen dhe sajmirin,kjo qendron,qe nese nuk e arestoin sali qenin ma mir te japin dorheqje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*