Shkodër/ Makina përplas 10 vjeçarin

October 9, 2019 18:54

Shkodër/ Makina përplas 10 vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Shkodër.

Një automjet që drejtohej nga një 37-vjeçar ka përplasur një fëmijë 10 vjeç.

Policia bën me dije se fëmija i aksidentuar është dërguar menjëherë në spital. Ekipi mjeksor ka ndërmarrë menjëherë një ndërhyrje krirugjikale.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukth-kashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

e.ll./dita

October 9, 2019 18:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*