Shkodër, një “Hummer” përplas çiklistin; arrestohet 19-vjeçari

March 20, 2017 15:28

Shkodër, një “Hummer” përplas çiklistin; arrestohet 19-vjeçari

Një person që po lëvizte me biçikletë është aksidentuar mesditën e së hënës në qendër të qytetit të Shkodrës, në vendin ku dikur ndodhej monumenti “Pesë Heronjtë e Vigut”.

Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa personi i aksidentuar, shtetasi me inicialet F.D, 58 vjeç është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të bëra, policia ka identifikuar automjetin që ka shkaktuar aksidentin, një fuoristradë e tipit “Hummer”, me targë “AA 610 MB” dhe rreth një orë pas ngjarjes është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit, shtetasit Andi Martini, 19 vjeç dhe banues në fshatin Velipojë.

Personi në fjalë është arrestuar në banesën e tij.

Ndaj 19-vjeçarit janë ngritur akuzat e “largimit nga vendi i ngjarjes” dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

March 20, 2017 15:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*