Shkodër, sërish protestë para Komisariatit të Policisë

August 19, 2019 19:28

Shkodër, sërish protestë para Komisariatit të Policisë

Pas incidenteve gjatë paradites së sotme, qytetarë dhe përfaqësues të opozitës në Shkodër do të jenë pasdite sërish në protestë.

FRPD njofton se në orën 19:30 qytetarët e Shkodrës do të mblidhen para komisariatit të policisë në këtë qytet për të protestuar kundër arrestimit të kryetarit të forumit rinor, Arvit Bushati.

“Në orën 19:30 protestojmë përpara Komisariatit të Policisë Shkodër kundër arrestimit të kryetarit të FRPD, Arvit Bushati. Sot u arrestua Arviti dhe nëse nuk reagojmë, nesër në qeli do të jetë secili prej nesh”, shkruan në një postim në Facebook, Belind Këlliçi.

Arvit Bushati u arrestua nga policia në përfundim të protestës kundër mbledhjes së Këshillit bashkiak të Shkodrës, të dalë nga votimet e kontestuara të 30 qershorit.

Arrestimi i tij u shoqërua  dhunuar në mjediset e policisë.

j.l./ dita

August 19, 2019 19:28
Komento

3 Komente

  1. lori August 19, 19:40

    Akoma ju Bushatlit nuk e keni kuptu realitetin.Paska pas te drejte Sulce begu kur e quante Shefqet begun(babain e dr.S.Bushatin) te vellajn e tij budalla (ishte I lidhur me luften nac-cl)Edhe ti Arvid besoj nuk e jeton kyt bote e nuk dua te them b…..i.Ti je nder familjet ma te mira e ma te ndershme,natyrisht edhe nder ma patriotet e QYTETIT.Mos I beso debilit B.Spahija

    Reply to this comment
  2. lori August 19, 19:40

  3. degjoni August 19, 21:56

    S’merren vesh keta bushatellinjte e Shkodres, çfare malli jane; hidhu andej e hidhu ketej. Edhe kur u beri thirrje Ali Pashe Tepelena per te bashkuar fiset shqiptare, keta nuk ishin dakort dhe ngeli Shqiperi deri sa u copetua ne pjese si e kemi dhe sot. Kane bere histori keta qener!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*