Shkodër, vritet në pritë pranë shtëpisë 45-vjeçari

Redaksia Online October 3, 2013 08:33

Shkodër, vritet në pritë pranë shtëpisë 45-vjeçari

Një person u vra me armë zjarri sot në Shkodër. Çesk Leka është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar, teksa kthehej në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, në lagjen Kiras.

Sipas verifikimeve të para të policisë, Lekës i ishte ngritur pritë, pasi ishin studiuar oraret e kthimit në shtëpi.
Familja Leka kishte pak vite që ishte transferuar në Shkodër pasi kishte zbritur nga zonat e thella të Dukagjinit.

Redaksia Online October 3, 2013 08:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*