Shkodër,aksidentohet për vdekje fëmija 10 vjeç, po shkonte në shkollë

April 26, 2016 09:26

Shkodër,aksidentohet për vdekje fëmija 10 vjeç, po shkonte në shkollë

Një fëmijë 10-vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë në vendin e quajtur “Sektor”.

Sipas policisë, fëmija ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, e cila ishtë ngjitur me rrugë, por është përplasur nga makina dhe si pasojë humbi jetën. Blutë e Shkodrës shoqëruan në komisariat drejtesin e mjetit, 53 vjeçarin Lush Gjelaj.

“Në Velipojë, Shkodër, shtetasi Lush Gjelaj, 53 vjeç, banues në Velipojë, duke drejtuar mjetin Benz, me targa Sh7355 D, ka aksidentuar shtetasen me iniciale V. Sh, 10 vjeç, banuese në Velipojë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen. Policia ka bërë shoqerimin e drejtuesit mjetit në ambjentet e Policisë për veprime të metejshme”, sqaron policia e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

April 26, 2016 09:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*