Shkodra budallaqe apo budallenjtë e Shkodrës

April 16, 2018 13:30

Shkodra budallaqe apo budallenjtë e Shkodrës

 

Bedri Islami

Rrallë herë kam njohur një qytet të mençur si Shkodra. Kam shkruar më herët se Shkodra është kryeqyteti i mendjes. Në qytetet e ndryshme të Kosovës kam dëgjuar shpesh herë se, si thoshin të vjetrit, perëndia kur i ndau mendtë njerëzisë, tre hise i la në Shkodër dhe pjesën tjetër në të gjithë dynjanë.

Shkodra është e bukur gjithnjë, sidomos në pranverë. Ndoshta ka dhuntitë e falura bujarisht; tre lumenjtë që e rrethojnë e pak më tej liqeni, të gjitha nën gjelbërimin e stinës të duken se kanë bërë rrethimin e gjelbër; ndërsa Maranai e Cukali, ende të zbardhur kanë ende pjesën e tyre në ditët e pranverës.

Të gjitha këto ia dhashë vetes këto ditë në Shkodër.

I thashë edhe shumë gjëra të tjera, por fjalën  nuk e kam për një reportazh. Ndoshta koha ia përpiu hapësirën reportazheve.

Është budallaqe Shkodra që ndryshe nga shumë qytete të tjera vazhdon të quajë veten bastion i vetëm një force politike, apo si ndodh rëndom kjo është një sëmundje politike e budallenjve të Shkodrës?

Vërtet është Shkodra skajmërisht e djathtë, e pa lëvizur nga e djathta, strehë e çdo lëvizje politike në të kundërtën e saj, apo një dorë jashtë saj, e barazlarguar nga “ Sheshi i Dëshmorëve” e kërkon këmbulshmërisht këtë qytet si një peng i mendimit të shumëllojshëm, të lirë dhe plot dritë?

Ky nuk është një mendim i tashëm. E kam bluar prej kohësh: më saktë e kam pasur në vete që nga 2 prilli i vitit 1991, kur në njërin nga sheshet e qytetit mbetën të vrarë katër vetë, tre djem të rinj dhe një burrë, dy nga të cilët i kisha njohur e njërin prej tyre, Arben Brocin i kishim dritaret ballë njëri- tjetrit; më saktë, dritaret e fisit të Brocërve binin në oborrin e shtëpisë ku unë banoj edhe sot e kësaj dite, ashtu si fisi i tij banon ende aty.

Në 2 prillin e vitit 1991 isha një kohë në atë shesh. Jo si demonstrues, sepse edhe ata që e quajtën veten të tillë vetëm demonstrues nuk ishin. Asaj dite pata njohur nga afër Ded Kasnecin, i cili i tha të njohurit të tij se “o do e djegim sot Komitetin e Partisë, ose unë do të varrosem”. I njohuri i tij, Shaqir Vukaj me të cilin isha, i pat thënë se nuk është nevoja as të digjet dhe as ai të varroset, se gjërat mund të zgjidhen me mend e jo me zjarr, por fitili ishte ndezur me kohë dhe pritej vetëm shpërthimi.

Në këtë 2 prill isha përsëri në Shkodër. Megjithëse zakonisht nuk jam njeri i kafeneve, isha ulur në mjediset luksoze Grand Hotel Europa, pronë e deputetit të LSI-së, Agron Çela. Isha ulur dhe nuk e dija se pas pak aty do të mbahej një meting, ritual i çdovitshëm dhe se do të kisha “fatin” të ndiqja nga larg “liderin” pëdëist, Basha.

2 prilli i këtij viti ishte një suroggato e 2 prillit të vitit 1991. Një pamje e turpshme e mjerimit politik dhe e braktisjes. Një shesh që nuk ishte mbushur as në një të dhjetën e tij, përgjithësisht njerëz të lodhur, të shtyrë nga një tufë deputetësh, që tashmë nuk kishin as forcën dhe as energjinë për të përkrahur liderin e ardhur nga Tirana.

I shihja ata njerëz që prisnin në shesh, ishte vapë e parakohshme, por gjithsesi asgjë nuk i ngrohte. As zëri i sforcuar i Bashës, që u premtonte se, ja, edhe pak ditë qeveria Rama do të përmbyset, se , ja, edhe pak do të duronin…se Shkodra ishte themel e shkuar themelit, se nga Shkodra ka nisur gjithnjë fitorja e revolucioni dhe se, ja…mbaroi.

Kujt i fliste ai njeri me atë zë të lodhur nga padija? Jam i bindur se menjëherë pasi ka kaluar urën e parë të qytetit as nuk është kujtuar më për Shkodrën e as për heronjtë e demokracisë, ashtu si jam i bindur se nëse dikush e pyet sot për emrat e tyre, shumë – shumë, ai mund të sjellë  ndër mend vetëm dy prej tyre.

E megjithatë, ai e grishte qytetin të ngrihej, të shpallte revolucionin e tij, të marshonte drejt Tiranës, ku rrinë këllqet e lodhura të tij dhe të plakut politik renegat; ai kërkonte rishtas nga Shkodra kurbanët e tjerë, të tjerë emra, dhe, përmes tyre, si ndodhi me të rënët e 2 prillit, të ndërtojë pushtetin e tij.

Shkodra e mençur qëndronte nën hijen e blirëve, një tufë metingashësh, mes tyre deputetët metingashë, kërkonin budallallëkun e saj.

Kisha qeshur me vete kur kisha dëgjuar një drejtues të deleguar komune, pas përmbytjeve, se Shkodra duhet të veprojë si Katalonja. Të jetë e mosvarme nga pushteti dhe, ai, karabush i thonë në Shkodër, kishte renditur se, Shkodra ka hidrocentralet, sikur të ishin në xhepin e tij, ka minierat, sikur të jenë korpusi i pasurisë së tij. Kisha qeshur, sepse kudo mund të gjesh të tillë. Në prillin e vitit 1991, kur kisha dëgjuar thirrjet , “Shkodra –Republikë”, që filmoheshin vetëm nga kamarat e mediave malazeze e serbe, nuk kisha qeshur. Kam pasur brenda vetes një peng dhe shtrëngim, pasi e dija se në atë çast, numri metingash po sundonte mbi mendjet e zgjuara të Shkodrës. Kisha pritur gjatë që kjo dalldi e paguar jo keq…pas 2 prillit lindën shoqata të fuqishme pro serbe….të kisha fundin e saj dhe jo rastësisht qesha me vete, kur dëgjova se një anamalas donte ta bënte Shkodrën si Katalonja.

Dhe kur mendova se mençuria ishte më e fuqishme se sa mediokriteti, dhe në fakt është, pashë në qendrën e qytetit një grusht njerëzish, ndoshta 50 vetë a diçka më shumë që të mbledhur rreth deputetësh dhe Zonjës së Parë të Bashkisë, bërtisnin “Rama ik”, kur ai ende nuk kishte ardhur, dhe në fund xhevahiri bashkiakes se “ Shkodra e ka shpallur Edi Ramën përson non grata”.

E dëgjuar në rrugë nga të mllefosur edhe hahet. Mllefi është këshilltar i keq, por vjen një ditë dhe bie. E thënë nga kryetarja e Bashkisë, me atë seriozitetin e budallshëm në të tilla raste, e ngrefosur sikur kishte dhënë gjëmën për pushtetin, më erdhi keq. Jo për qytetin tim, i cili  përmes bojkotit, e kishte shpallur  “ non grata” kryetaren e tij, por për vetë atë, Zonjën, që e kisha marrë në mbrojtje publikisht në një debat të saj me shefin e qeverisë.

E di se tani në pragun e zgjedhjeve bashkiake, duhet dëshmuar besnikëri, por, pyetja e parë që i bëhet: kush jeni ju që, për hir të politikës, me cilin tagër , shpallni  “nën grata”,  shefin e qeverisë?

Cilët qytetarë keni pyetur? Cili referendum është bërë?

Matematika e thjeshtë e dy zgjedhjeve të fundit parlamentare ka nxjerrë forcë të parë linjën e së majtës në hartën elektorale të Shkodrës, por edhe nëse do të ishte ndryshe, cilën krrabë tërheq pas vetes?

Thirrjet halucionante për t’ ia mbyllur dyert shefit të qeverisë, se mos iu pyet njeri se kur vjen e kur shkon, ngazëllimi se ja nuk po vjen, sonetat nën dritën e hënës për fitore, cilën?, përpjekja e dëshpëruar për të krijuar për banorët e qytetit imazhin e njerëzve antishtet, të gjitha janë me një fillesë të vitit 1991 dhe katër vrasjet ende të mbetura nën hijen e dyshimit.

Thirrjet për të ndarë veriun nga jugu, krijimin e një ndasie të re, jo vetëm politike, nuk janë pjesë e qytetit. Ka qenë gjithnjë një qytet i mençur që e ka ditur të vërtetën.

Vërtet Shkodra ju ka zgjedhur, por që të jeni me mend, jo të bëni një lojë faqekeqe deri sa edhe harresa do të ishte e largët.

Shkodra nuk është budallaqe. Edhe nëse ajo një ditë, që nuk do të vijë kurrë, do të votonte e gjitha  për të djathtën, përsëri ajo mbetet një rilindje e mendimit të hapur.

Budallenjtë duan ta tërheqin pas vetes. Të zemëruar se gropa e hapur në vitin 1991 është drejt mbushjes, duan me çdo kusht, ta përplasin edhe një herë mendjen e qytetit me budallallëkun e verbërisë së tyre.

Do të jetë e kotë. Ujërat nuk rrjedhin dy herë në të njëjtin vend.

Vetëm budallenjtë dhe të shiturit rrahin në të njëjtin ujë.

Shoh edhe tani, në këtë çast, lulet e qershive që kanë çelur.

Shkodra nuk është e vitit 1991. Asaj kohe ishte derdhur dufi i një epoke që pritej ndaj asaj që po shkonte.

Shkodra atëherë bëri zgjedhjen e saj. Nuk kishte qenë as qyteti më i vuajtur, as më i prangosur, as më antikomunisti, as më desidenti, as më hekakeqi.

Kishte qenë një qytet nën diktaturë, si e gjithë Shqipëria.

Tani, 27 vite më pas, raportet kanë ndryshuar. Kush nuk e di këtë të vërtetë, ka ende rrugë për të bërë drejt mendjes.

 

 

April 16, 2018 13:30
Komento

39 Komente

  1. me shkodranet April 16, 14:31

    Shkodra dhe shkodranet jane te zgjuar. Ata nuk kandisen nga budallenj qe i bejne thirrje te drejtohen nga nje i marre si Ed Rama qe i ka mbytur me varferi si Shkodren, si Shqiperine.

    Reply to this comment
    • Luka Korcari April 16, 16:34

      Qe jane budallenj kjo eshte e sigurte. Qe jane kaqola, eshte akoma me e sigurte. Qe jane koqe kandari, kjo nuk do mend. Qe kane qene komunista, pyesni grupin e Shkodres. Qe kane qene pro ruse, shifni mitingjet e PPSH. Qe jane kaq servile, jane aq sa kane dasht edhe kinezet, madje me shpirt. Hej mor shkodran, me dy koqe si hajvan.

      Reply to this comment
      • me shkodranet April 16, 17:33

        Luke [email protected], qe paske kontrollu shkodranet nga koqet o cope mishi o komunist budall, duket se ta paskan leru fort prapanicen.

        Reply to this comment
        • Luka Korcari April 16, 20:48

          Hahaha. Po komunista kane qene bre. Ti punoje te Hidrocentrali Drita e Partise, jot shoqe te Uzina e Telave te Partise, vjehren e kishe me pune ne SMT Partia Ime, plaka te punonte te kopshti I kalamajve Sumkapucet e partise. Kamunista keni kene, mos hani m..ut kot. Madje nuk thuhet kot qe Shkodra asht djepi I komunizmit ne Shqiperi, edhe i trpllekut e budallallekut pa kufi. Asmin.

          Reply to this comment
        • Po,Po April 16, 21:56

          Me keto qe po lexoj nga komentuesi “me shkodranet” , duket fare qarte se , ky qenka budallai me tipik dhe zhuli i Shkodres loce , qe meriton te peshtyhet nga shkodranet e vertete , per nivelin e qytetarise !

          Reply to this comment
          • me shkodranet April 17, 09:01

            Po, Po je vec Pordhe, Pordhe. Pirdh se lirohesh o matuf komunist.

    • Feniks April 16, 17:16

      Kam punuar ne Shkoder mbi 23 vjet dhe atehere shkodranet rrinin si pulat.
      Atehere atje vepronte shume UDB-ja,prandaj sigurimi u rrinte me shpate mbi koke.
      Tani u bene cuba,por pak si budallenj qe i terhoqi per hunde Berisha duke i tallur pas 4 permbytjeve qe sipas tij ndodhnin nje here ne 100 vjet.
      Shkodranet nuk jane te djathte por antishqiptare.
      Te majtet e Shkodres jane idealiste dhe kane bere me shume per Shqiperine.

      Reply to this comment
    • Po,Po April 16, 21:46

      …… , kurse shpellari i Vicidolit , me rikthimin e Kanunit mesjetar , zakonin e urryer te gjakmarrjes , mbjelljen e thellimin e dasive dhe te percarjes Veri – Juge , shtrirjen ne , mase te analfabetizmit , degjeberimit moral e shpirteror , rrenimit teresor te shtetit e te ekonomise ,….. , krijoi bollekun te shkodranet , te cilet mbyteshin deri pese here ne vit nga ujrat e Drinit , dhe Zhozi kenaqej , kur shihte se Venezia kishte ardhe ne Shkoder …. !
      Per keto , besoj se duhet ta keteasur fjalen komentuesi @me shkodranet ! Qenka “vertet” shkodran i squt !

      Reply to this comment
  2. Patriot Mekembenetok April 16, 14:35

    Bedri, ke shkruar prej rastesise, apo prej domosdoshmerise?

    Reply to this comment
  3. Une, Lubonja. April 16, 15:03

    Z. Bedri ka shume te drejte! Shkodra eshte e mencur! Por shkodranet nuk duan shtet,si te gjithe shqiptaret! Duan te jetojne me pune te ndershme por edhe nje si ‘nen dore”!Eshte kombinimi shqiptar dhe jo i vetem ne ballkan! Pastaj Saliu spiuni serb kerkon te vije ne pushtet me shkodranet e djathte! Me kujtohet qe dikush ,nje kengetar shkodran tha qe “ishte super i djathte”! Shqiperia ka pasur jo shume te djathte te shquar!

    Reply to this comment
  4. Qemal Stafa April 16, 15:04

    Ne Shkoder nuk fitojne komunistat me kene edhe danez e suedez e jo ma shqiptar o Shoku Bedri.E pra as per 1000 vjet komunistat ne Shkoder nuk kane me fitu.Aaaaà……..thu ti se nuk Jena komunista? sidomos ti,ti he enverist e ske burrni me deklaru veten se kush je.Ne Shkoder ka qytetareve aristokrate e per ate komunistat skane vend.Ku ka katunare- e zhele fitojne komunistat.

    Reply to this comment
    • ... April 16, 16:28

      Qemal stafa qenke anti komunist me emer komunista hahahaha normale kur vdisni per sali berishen nje ish komunist i perbetuar qe sot na hiqet si demokrat sa ishin ne pushtet komunistat u lepinte bythen aq antikomunist ishte sa sa ishin komunistat nuk ju degju zeri mbasi ra komunizmi na thot qe ka qen anti komunist i perbetuar hahahah. Per info un nuk jam ndonje simpatizant partish por ndjej neveri per ato ish komunista qe na hiqen sot si demokrat ta flaket dhe qe shikojn akoma endrra me komunista mbas 27 vjetesh. Mbasi kan 27 vjet qe thon do i denojm komunistat dhe krimet e tyre dhe nje mut kane ber

      Reply to this comment
      • Vojo Kushi April 16, 16:50

        Jam qytetareve i lire e sma nin as per Reganin e Jo me per Berishen.Ne diktature o “shok” s kishe te drejte me zgjedh Po edhe kur erdh koha me zgjedh ti me shokun Bedri zgjodhet cizmet e peligjet Blu te NShN,simbolet e ekonomise komuniste.Perfundimisht katunaret dhe komunistat Jane nje.

        Reply to this comment
        • Feniks April 16, 17:18

          Kam punuar ne Shkoder mbi 23 vjet dhe atehere shkodranet rrinin si pulat.
          Atehere atje vepronte shume UDB-ja,prandaj sigurimi u rrinte me shpate mbi koke.
          Tani u bene cuba,por pak si budallenj qe i terhoqi per hunde Berisha duke i tallur pas 4 permbytjeve qe sipas tij ndodhnin nje here ne 100 vjet.
          Shkodranet nuk jane te djathte por antishqiptare.
          Te majtet e Shkodres jane idealiste dhe kane bere me shume per Shqiperine.

          Reply to this comment
    • Zorro April 16, 17:26

      Kur isha ne Shkoder une komunisti per 50 vjet ti sozia i Q.Stafes me lepije sumen.
      Ku ishe ti kur une komunisti te mballosja gruan pas mullarit?
      Ta gezosh djalin se e ke nga une dhurate.
      Shikoji fytyren se nuk te ngjan fare ty.
      Tani une jam biznesmen ne Suedi meqenese isha keshilltar ambasade atje,ndersa ti ha mut tere diten me ulurima kunder nesh

      Sa budallenj jeni.

      Reply to this comment
  5. artur April 16, 15:15

    RESPECT. Fjale te verteta,analize e sakte .

    Reply to this comment
  6. baca April 16, 15:29

    Shkodra asht peng i hajnave te bashkise si psh injoranti ben lusha, i paafti ridvan servil bushati , ish kaldaisti fatmir 3000 € amuli ,me ne kry biben voltana

    Reply to this comment
  7. .ori April 16, 15:32

    Shkodra qytet anti-komunist ??.Shikoni kroniken televizive me rastin inagurimit te zhdukjes se pasojave te termetit te 15 prillit 1979 ne Bahqallek..Mbajti Dulla 2 ore fjalim nuk ikte mileti nga sheshi Qytet hero tamam.Me qe paskan qene kaq te persekutuar nga ‘kamunistat” s’i nuk doli nje trim t’i hidhte nji cope “llokum ‘ dinamiti e te shpetonte e gjithe Shqiperia.Tani u bene te gjithe ‘spacista”Tung.

    Reply to this comment
  8. Rifat Dajti April 16, 16:03

    Neqoftese per qindra vjet ka pase Europe e civilizim ne Shqiperi,kjo ka qene ne Shkoder.Per shume gjera ne Shqiperi,sllogani “per here te pare” i ka taku Shkodres.Shoku Bedri na i Quan shkodranet budallej e qoorra vetem pse nuk votojne komunistat e enveristat si shoku Bedri. Shoku Bedri prape me mburrje deklaron se rrjedh ” NGA familje e vujtur fshatare” dhe sa me fshatare dhe i vujtur te ishe nee ate kohe,aq me i pushtetsh em beheshe.Komunizmi eshte regjim i katunareve dhe “Lulave te Vocerr” shoku Bedri.Ti je i te dyve.

    Reply to this comment
    • ShkoDrani April 16, 23:07

      Pershndetje,

      Lexova tane komentet e padyshim edhe un si shkodran qe kam njoft si Rifatin, emrin e te cilit ky komentues po perdor pandershmerisht, e ashtu edhe Bedrine. Te dy jo aq afer se jane bajagi ma te medhaj ne moshe. Por qe te dy, per ne shkodranet kane kene te ndershem. Te majte, por te ndershem. As rrencake, as hileqare, as te mrapsht.

      Per sa i perket mendimeve te secilit, gjithsecili mundet me thane at qe mendon, pa sha te tjeret. Shamjet Shkodra i ka rujt gjithmone per qeverine e shiun.

      Sido qe ta kesh emnin, mos perdor ate te nje njeriu te ndershem me thane mendimet tuaja, pislleqe a flori qoshin. Perdor emnin tand, ose mshehu si tjeret mas pseudonimeve.

      Shkodra asht e mbushun me te majte, me te djathte, me spiuj, me hajna, hafije, e zotni. Prandaj asht e bukur. Tane e pime kafen, por jo ne te njejten kafehane.

      Bedrija— jo shoku Bedri— ka gjak shqiptari e ka ba shum ma shum per kombin se na qe flasim a pjerdhin ketu. Me pas nji “shok” si Bedrija asht nder se ai nuk asht as sherbtor as çirak i dikujt ne politike. Ai jo vetem e don Shqipnine e Shkodren por ban gjithça me i ba edhe tjeret me e dashte. Mjafton me pa se ça ka ba Bedrija tan jeten e vet per kombin.

      Bedrija ka le e asht rrite ne Zdrale, por ti nuk din gja per Gjylbegt, mbasi ndoshta je katundar (jo “katunar” si shkrun) vet e te duket fymje me kene i tille. Aspak. Na në Shkoder katundart i kena pas miq e nuk i kena pa me fymje kurre por i kena prit me rrespekt.

      Ne fund po shtoj se si Bedrija edhe Rifat Dajti qe ka punu te “Jeta e Re” kane kene te majte. Por me kene i majte nuk don me than se jane gogola e e te pandershem. As un nuk jam i majte— e kjo nuk ka randsi—por jam shkodran. Prej Shkodret! Por zotnillekun nuk duhet me e harru. Disa kan le zotni, disa bahen. Disa zgedhin ose nuk dine ça asht zotnilleku, e s’e marrin vesht deri sa te desin.

      Te uroj veç te mira e pak ma shume dashamirsi e njerzillek kur flet me njerez qe nuk mendojne si ti.

      Reply to this comment
  9. Laert April 16, 16:10

    @Paul,
    Por voton gjithmone katunarin e Vicidolit ama. Kjo eshte “Shkodra Europiane”???. Lmao.

    Reply to this comment
  10. ! April 16, 17:10

    E para e punes populli thote se mendja lindi ne Shkoder, u drekua ne Mirdite e flejti ne Diber e ma se pa kushme dal prej Dibre. E dyta karakterin e shkodraneve e ka skalit perjete HILMI SEITI kur betohej me fjalet:<PASHA PORDHET E SHKODRANEVE.!

    Reply to this comment
  11. era! April 16, 17:12

    E para e punes populli thote se mendja lindi ne Shkoder, u drekua ne Mirdite e flejti ne Diber e ma se pa kushme dal prej Dibre. E dyta karakterin e shkodraneve e ka skalit perjete HILMI SEITI kur betohej me fjalet:<PASHA PORDHET E SHKODRANEVE.!

    Reply to this comment
    • Arbeni April 17, 09:29

      Ik moj llumhane, karakterin e shkodraneve e njeh dhe vlereson nje Shqiperi e nuk mbeti per ta vleresu ti apo ai HILMI SEITI kelyshi sigurimit qe vete PPSH e qeroi si kelysh, apo nuk te vjen zeri ta pranosh? Hyyyy funderrine

      Reply to this comment
  12. MH April 16, 17:22

    Shkodra nuk asht budallaqe.Po shkodranet nuk i ka te mecem.
    Lexo artikullin.Lexo komentet.
    Artikulli vec te tjerave ka dhe kete filozofi qe vetem ai qe e ka shpreh ia din fillin dhe mbarimin.
    “Ujërat nuk rrjedhin dy herë në të njëjtin vend.” Hajde e kundershto se kjo shprehje nuk asht “Mencuri”.
    Nuk di pse nuk permendi nji perle e dal nga goja e Zhozefines per te percaktue mencurin se sa e mecme ishte apo asht Zhozefina!?Ku,vec Bunes,Drinit dhe Kirit.Shkodra asht dhe veneciane.He si thoni a nuk asht “mencuri”
    Shkodra si qytet ku gjindet sot nuk asht ma shume se 300 vjecare.Ndersa rrajte e quytetit jane rreth e rreth bri kalajet.Nen mbulimin e ujit te bunes bri Pedonales posht qe keni krijue kohet e demokracise ne drejtim ne ballorin e rruges per Shiroke gjinden ura te vogla si shej qytetnimit per kalim njerzish.Nga rrethinat e tjera jane shtepia private pa asnji vlere historike(lagje Ajasem).Ne kete pozicion te qytetit Shkoder flite qe perbahesh nga dy lagje Tabak dhe Terzi.Flitet per Baxhistenin.Cfare ka mbet nga ky Baxhisten.Asgja.Flitet per kohna shume te hereshme.Por fakte e dokumenta qe gezojne qytet si Durresi i ka te pakta.Ne Durres kur jepet mesim Aristoteli Londra njihesh si fshat.Gjurmet dhe rrajte e Durresit gjinden ne thellesin e detit.Koha do flasin me shume cudina dhe interres per kete qytet.Une shkodran jam dhe jam krenar per kete qytet vertet i bukur dhe intyerresant me njerez te mrekullushem.Po jo te flasim me mbushje pa kufi me pompozitet.E kam fjalen per mencurin duhet te shprehemi apo te flasim me kembe ne toke dhe jo hava per frymezime pasionante.

    Reply to this comment
  13. naim April 16, 17:57

    Ne pergjithesi jam me mendimin tand Bedri, po ashtu ne pergjithesi me konkluzionet e Tedechinit por jo me citati kush je ti Bedri.Paul me duket qe je nxitu.Bedriu eshte nip I familjes nder ma kryesore te Shkodres e per kujtese edhe I kryebashkiakut te pare te qytetit Shkodres,nder familjet ma te pasuna e nder ma intelektuale te qytetit tone,qe nje pjese e familjes perkrahte komunistat kurse nje pjese tjeter jo e ishin nacionalista te theksuem.Prandaj kujdes me etiketimet.
    Pergjithesisht jam ty Bedri,por mos harro se ne kto 27 vjet pjesa me intekektuale e ma qytetare e qytetit te Shkodres jan largu nga qyteti aq sa kur shkoj ne Shkoder njoh shume pak shkodran e me gjithe dashunin e kujtesat ma te bukura per te me duket sikur ka ndryshu.Me duket,ndofta e kam gabim se largimi masiv I intelektualeve e familjeve te super qytetnume te Shkodres katolike apo muslimane e ardhja massive e fshatareve e malsorve e ka ul dukeshem nivelin intelektual,sjelljen e ka ndryshu,qofsha gabim,jo pak kulturen ne pergjithesi te Shkodres.Te gjitha qe permende ti si fjalet e atij anamalsit “inteligjent” me duket se jane vertetim I asaj cfar shkruva ma nalt.Shiko drejtimin e bashkesis se Shkodres,shiko nivelin intelektual te deputeteve te Shkodres e do bindesh se qyteti qe cdo dite androj e mendoj per te ka ndryshu.Kujto deputetet e Shkodres me ne krye pater GJERGJIN,MJEDEN,GURAKUQIN,BUSHATIN,RRojin e ti krahasosh me Spahin,Doshin apo “filozofi”me dy diploma Ndoka e do bindesh,me gjithe intiligjencen gjenetike te qytetareve te vjeter Shkodran me duket se niveli kulturor eshte ne ranie,inshalla perkohesisht.Shkodra vertet u ba Antikomuniste,por mos te harrojme se komunistat e pare ne Shkoder ishin nga familjet me te mira e te pasuna te qytetit si GJ.Luka.XH.broja se ideali I tyre ishte I ndryshem nga ai ideal bastardh,i tmerrshem qe pllakosi SHKODREN,e po thuaj gjithe ai brez komunistash u eliminuen nga platformat komuniste aq antishqiptare.
    Bedri kur te vi ne Shkoder apo nuk di ku jeton do kisha kenaqesi me diskutu me ty,thjesht me kujtu edhe ditet e ndrishme e hestorit e bukura te qytetit tone.Te lutem me dego numrin e telefonit apo te celularit me prefikesin ose ne facebook

    Reply to this comment
  14. info analitike April 16, 18:46

    Me metrin e Bedriut te partise i bie qe Vlora e Fieri te jene super budallenj qe votojne PS-ne.

    Reply to this comment
  15. info analitike April 16, 20:41

    Ose me sakte, as Shkodra budallaqe e as budallenjte e Shkodres por budallalleqet e zakonshme te Bedriut.

    Reply to this comment
  16. Vlonjsti April 16, 20:45

    Vlora dhe Fieri te mbajne ne maje te “mikut” gjithe diten
    ty hale anale.Nuk voton njeri ne Vlore dhe Fier koketrashe
    Maloqe.

    Reply to this comment
    • info analitike April 17, 15:04

      O kokeqip laberie! Kete thuaja Bedriut se ai po cileson budallenj militantet partiake e ketu natyrisht perfshin edhe veten si militant i thekur.
      Sa per majen e mikut po ju mban kriepsikopati juve qe po kenaqet. Mund ta deshmojne naftetaret, banoret e Zharrezes qe njohen edhe vetite e embla te gazit nga Gjiknuri, vlonjatet qe u qelben ne beton e permbytje, fieraket qe jetojne akoma si ne kohen e kumandarit. Po maksimumin e mberriti ajo shoqja militante qe rrinte dhe pa buke, pa uje e pa drita vec partia te ishte shendoshe. Ate majen e mikut futja vetes se ndoshta te pelqen njesoj si kumandarit njehere e njekohe ne rini.

      Reply to this comment
  17. Aliu nga Selenic April 16, 21:59

    Bedri. THojen se mendja ka lindur ne Shkoder. Pore eshte larguar per arrati nga shkodra. Ka ngren drek ne Mirdite dhe vende ka zen ne Diber. E c`fare te bejm qe edhe atje ne diber ajo ka filluar te mplaket e nuk e dij se kure do te linde nje mendje e re qe te qendroj solide.!

    Reply to this comment
    • Shkodrani prej Puke April 17, 21:17

      Po qe se menia asht ndal ne Dibër , i bjen me i vu gishtin kres , se qysh mujti me ia dhan votat partisë së çamve , kur në Dbër nuk as edhe nji çam të vetëm ?! Po Shkpodrës , çka po i duhej me votue LSI-në ? Po çfar tregoi koha në fare pak vite , për “pedagogen” Mimoza Hafizi ? A mund të ketë politikane më budallaqe se ajo?! Po a asht me mend ai qi i jep votën Nard Ndokës ?Ai asht ma i mençmi i Shkodres tash e tri dekada ?! Shembujt janë të shumt e kot me u zgjat , për mos mu dhan mundsi “parisë së djathtë” , me i hy vedi në qef , e me shpall Republiken e Shkodres , apo me u bashku me Malazest ! A jan mençuri kto , me qit vedin mbi tan tjerët?

      Reply to this comment
  18. gjermani i fundit April 16, 23:23

    Shkodranet jane artiste, poete dhe kengetare. Ngaqe u pelqen shoqnija nuk i nenshtrohen fort disiplines dhe kuadratit re Ligjit. GrupI komunist i Shkodres ishte i pari ne Shqiperi. Duke qene nen influencen e klerit katolik shkodranet u ushqyen me dogmen antikomuniste, por jo se è djathta ishte shumice. Ne gjykimin Tim Shkodra e ’91 u morr peng nga nje amalgame grupesh te interesuara per anarki dhe kaos, sesa ti jepnin zgjidhje situates politike. Me siguri sherbimet e huaja joahen me valute jeshile banditet dhe burgaxhinjte qe morren peng qytetarine shkodrane. Sa here vinte Azemi me axhende shkaterrimi Shkodres i vihej zjarri. S’thua dot se Shkodra u budallalleps, por thjesht timonin e zaptoi harbuti dhe dihet qe i mencuri ia hap rrugen budalles. Meqe jemi ketu, muaj me pare nje raport konfidencial i botuar ne Dita permendte 20 familje mafioZe, ku ne Shkoder veprojane rreth 4-5, dmth rreth cereku i totalit. Ku komandon mafia nuk mbizoteron vullneti i lire qytetar, kesisoj nuk ka asgje Shkoder te majte apo te djathte, por Shkoder te dhunuar.

    Reply to this comment
  19. Krenar me qene prej Shkodre April 17, 00:19

    Shkodra eshte djepi i kultures, djepi i humorit, djepi i demokracise…shkodranet jane të zgjuar dhe te bukur
    Po shoku Bedri, besnik i partise punes e nostalgjiku enverist nuk e ka kapacitetin për ta pershkruar Shkodren e as Shkodranet …. Kush nuk mendon si Bedriu u quajka budalla epo me mendet e Bedriut as në banjo nuk shkoj….

    Reply to this comment
  20. uskania April 17, 09:01

    Shkodra eshte djep i kultures, por…diskutoni me kulture.Sigurisht, ju qe jeni shkodrane. Une qe po shkruaj ketu, dibran me origjine, per veten time, nuk kam njohur shkodran te pakulture. Jane te dashur e te sjellshem, te shoqerise, asnjehere ekstremiste. Edhe ne kohen e Diktatures, nje drejtues komunist shkodran ishte shume me i mire, shume me tolerant se nje drejtues komunist nga nje krahine tjeter. Flas si mesatare.I pershendes shkodranet, te cilet rrezatojne kulture dhe miresi!

    Reply to this comment
  21. Kaçi i zi April 17, 09:37

    Qyteti me i zgjuar eshte Gjirokastra, pas saj vjen Korca dhe e treta Shkodra. Vecse shkodraneve viteve te pas 90 u eshte mpire pak truri. Te luftosh dhe qendrosh stoik pa bere dallimin e te mires me te keqen vec per antikomunizem nderkohe kur komunizmi ka 30 vjet qe ka perenduar, nuk shoh ndonje zgjuarsi ne kete mes. Kush mund te thote qe Rama eshte komunist dhe Berisha antikomunist? E mendon kush realisht kete?

    Reply to this comment
  22. MH April 17, 21:02

    Nji ish kryetar koperativet B.A.Buze ujit ne koplik,Njeri i nderuem bante hoka me njerez qe i njihte deri diku.Keshtu mu drejtue dhe mue ne ate kohe qe ishim ne Sterbeq akasion 2 javor ne qershorin e vitit 1965.
    He, me tha.-Si thua ti M.A nuk thon shkodranet nji shokut apo mikut.
    -Pash Zotin ku ishe mbrap te prita e nuk me erdhe.
    Nuk i thon.- hajde sonte.Po ku ishe mbrame.
    Pershendetje.
    E diftoi kete pak humor per te mos i marre mesysh shkodranet.

    Reply to this comment
  23. KRIST April 17, 22:25

    Bedri,sikur te ishte djeg komiteti i partise,ne ate kohe,bile jo vetem ne Shkoder,por ne te gjithe Shqiperine,do ishte bere ne kohen e duhur,DEKOMUNISTIZIMI dhe nuk do te ishim,ne kete rrumpallhane ,qe jemi sot.Do ishte ndare shapi,nga sheqeri edhe me rracen me te ndyre,te sigurimsave dhe orrtaket e bashkepunetoret e tyre.Komunistet e grupit te Shkodres,te lidhur me jugosllavet komuniste,e anarshiste profesioniste,u bene shkaktaret e ardhjes se organizuar te komunisteve,pa fe,e atdhe,por nga mungesa e mencurise,ishin edhe te paret ,qe e hengren,nga vete komunistet,bile edhe akoma pa ardhur ne pushtet (kujtoni Vasil Shanton),e me tej ,ne pushtet duke filluar nga Tuku,qe ne fakt qe nder ma te mencurit shkodrane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*