Shkodra del “jashtë kontrollit”: Gjashtë të vrarë në vetëm 3 muaj

September 2, 2018 14:03

Shkodra del “jashtë kontrollit”: Gjashtë të vrarë në vetëm 3 muaj

 

Hetimet për të zbardhur vrasjen e biznesmenit, Arjan Ferracaku, po zhvillohen intensivisht, edhe pse deri tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të hedhë dritë mbi motivet dhe autorët e krimit.

Policia ka shoqëruar më shumë se 30 persona, por pa rezultat. Dy janë pistat ku po përqendrohen më së shumti hetimet; atë të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe një gjobëvënie të mundshme që mund t’i jetë vendosur 30-vjeçarit, i cili ka kundërshtuar dhe nuk ka paguar.

Dy personat që e shoqëronin Ferracakun mbi kalë, fatmirësisht i kanë shpëtuar më së miri plumbave të kallashnikovit dhe mësohet se ata janë marrë në ruajte nga policia.

Shkodra mund të cilësohet si qarku më problematik sa i takon rendit dhe sigurisë gjatë këtij viti, e në veçanti gjatë muajve të fundit.

Gjashtë të vrarë në harkun kohor të 3 muajve është bilanci i viktimave në qytetin verior, i cili në fillim të vitit u trondit edhe nga disa shpërthime me tritol.

Edhe vrasjet e tjera të bujshme, si ajo e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, apo vrasja e Fatbardh Liçit në fillim të gushtit, vijojnë të jenë të pazbardhura dhe pa autorë.

Pak ditë më parë, edhe dy persona të tjerë janë denoncuar të zhdukur nga familjarët e tyre.

Për të konfirmuar situatën “jashtë kontrollit”, në Shkodër shkoi të shtunën edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në skedarët e uniformave blu, sipas burimeve, në këtë qark janë evidentuar të paktën 3 grupe kriminale, por asnjë prej tyre nuk është goditur ende nga operacioni “Forca e ligjit”, i lançuar nga qeveria me shumë bujë që në nëntor të vitit 2017.

Zona e Dukagjinit në Qarkun e Shkodrës ishte një ndër më problematiket edhe në vitin 2016, ku në vend u përhap masivisht kultivimi i kanabisit.

Situata në Shkodër pritet t’i nënshtrohet një analize të gjerë të sektorit të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Studimeve Strategjike, për të nxjerrë shkaqet se përse ky qytet është kthyer në vatrën e kriminalitetit.

a.s/dita

September 2, 2018 14:03
Komento

7 Komente

  1. e verteta e hidhur September 2, 14:51

    “Krimi ka dale jashte kontrollit”.E degjojme shpesh kete shprehje.Mirpo une dua te pyes:A kontrollohet krimi,desha te them:A parandalohet krimi?.Sot sejcili eshte i lire,te flase te bertase te vrase.Ne se dikush te ka vene ne shinjester ate s’ka bir nene ta ndaloje kush,ai do ta beje ate qe ka ndermend,pra sot me ligj krimet nuk parandalohen,sepse qe te parandalohen duhen struktura,te tilla struktura ne Shqiperi nuk egzistojne me,ato struktura qe parandalonin krimet u zhduken bashke me sitemin qe lame pas.Ajo qe duhet te kerkohet sot nga qeveria eshte qe kriminelet te kapen dhe te vendosen para drejtesise.Kjo po, kjo te kerkohet e duhet te kerkohet.Por a mund te arrihet nje gje e tille,kur krimi eshte sofistikuar?Le te thote dikush se si mund 10 mije police te kontrollojne dy miljon njerez dhe te kapin kriminelin qe eshte midis ketyre dy milion n jerzve?Cduhet te beje policia?

    Reply to this comment
  2. MH September 2, 15:13

    Deri ne vitin 1990 nuk kishim dhe per te mos than hiq.Nuk e njihnim aspak krimin.
    Krimi erdhi me ardhjen e demokracise e udhehequr nga nji pinjoll vicidolasi edhe pse me diplome universitetit e me specializim perendimore ne nivelin e tije civilizues ekzistonte ligji mesjetare fedal kanunor i Lek Dukagjinit,per ti zgjidhur punet grusht me grusht.Me vrave,do te vras.Me vetgjyqesi.Ndersa gjyqesia institucionale ishte e pervehtesueme prej tije si parapet pritje formale sikur ketu kemi e bahet shtet.Ky jo vetem e coi vendin ne kasaphane ne nivel zyrtare qeveritare.Por i mori ne mbrojtje te gjithe krimet qe banin anetaret e qeverise dhe militantet e PD.E ne vecanti dy pjellat e tije Zeni dhe Argita ne saje te marifeteve te babit feudal,krijuane biznes me gjyqet me te ardhura mjaft perfituese.Dy pjellat e tije ishin si te thuash nji ekip qe kushdo te ndeshej me to humbiste si ti binin rrufet nga qielli i kthjellte pa re.
    Ne 1990 trimoshat e kanunorve i gjeten armet e kalbuna.Ky zagari me shkrumocjen e ushtris i paisi me armatime nga ato te kembesorise e deri me artileri,tamke dhe rraketore.
    Kaq sa per dijeni.Sot nuk duhet te habitet njeri kur kemi gjithe keto argumente nga ma te paktat qe mban ngarkesa e keti gjind kriminelit vicidolase.Bile krimi paraqitet mjafte i ngathte dhe i paket po te mendohet se ne ate vend nuk ekziston shtetit shtet.
    Ne fund!Pershendetje Rrofte “Demokracia”!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • Pallavra September 2, 19:22

      Po mire ore mh po 15 vite te pushtetit te majte pse nuk i permend ne keto vite te krimit demokratik apo nuk te vjen mire sepse te pelqen te jesh cik komunist nga natyra dhe nuk mund te shash dot nenen parti dhe babain tend shokun Enver dhe te pjellet e tyre.
      Nuk na nevojitet mendimi dhe komenti yt nese nuk je objektiv

      Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini September 2, 17:40

    Burimi i kesaj gjendje duhet kerku ne Tirane.

    Reply to this comment
  4. Zhelefina September 2, 18:34

    Burimi i tyre eshte Kanuni i Leke Dukagjinit e i gjakmarrjes , qe ka ngujuar me mijra femije e familje dhe , per te cilen ka punuar aq ethshem PD-ja e Sali mesjetarit dhe e Zhozefines se “Institutit te misrit” !
    Me kujtohet , kur Zhelefina ishte kryetare parlamenti , kishte shkuar ne universitetin e Korces dhe mbante nje leksion “Per gjakmarrjen” , sikur atje te ishte redaktuar Kanuni … i shtazes serbe te Viciolit !

    Reply to this comment
  5. KELMENDASI September 2, 18:42

    SEPSE SHKODRANET NUK DUAN SHTET . ATYRE IU PELQEN RREMUJA , KAOSI , PASURIMI PA DJERSE , DHE …., NE KOMUNIKIM , TE PAREN GJE KANE DHUNEN , ARMEN DHE SE FUNDI KANE FJALEN !

    Reply to this comment
  6. Babalja September 2, 19:20

    Shikojini shkodranet kane 25 vjet qe votojne partine demokratike, a thua se jane ne 91 ende dhe po permbysin komunizmin. Se fundi zgjodhen per kryebashkiake nje femer e cila ngelet sinonim i berishizmit militantesk dhe antonim i bashkepunimit dhe mirkuptimit per te mire te qytetareve te vet.
    Kjo lloj sjellje nuk eshte tipike per popuj te qyteteriar qe duan progres.
    Shkodra dikur thuhej se ishte qyteti i kultures, patriotizmit etj te veriut te Shqiperise por sot mesa duket do i duhet kohe te mbledhe veten nga deformimi qe sollen keto vite trazicion.
    Shkodren sot mund ta shpetojne vete shkodranet. Qeverite dhe qeveritaret jane produkt i popullit. Ne mos kane mundesi te zgjedhin te miren me te madhe te zgjedhin te keqen me te vogel. Por mesa duket shkodranet po bejne te kunderten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*