Shkodra, protestë kundër krimit

September 7, 2018 20:52

Shkodra, protestë kundër krimit

Janë bërë bashkë komunitetet fetare dhe partitë politike.

Qindra qytetarë shkodranë marshuan mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Shkodër për paqe pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

Në këtë marshim kanë marrë pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë të forcave politike të maxhorancës dhe opozitës si dhe qindra qytetarë me pankarta në duar “Ndalni krimin, ndalni armët”.

Shkodra është goditur jo pak muajt e fundit nga atentate të përgjakshme, ku vetëm në dy muaj janë ekzekutuar gjashtë persona, ndërsa rastet nuk janë zbardhur nga autoritetet.

Shkodranët luten dhe bëjnë thirrje për paqe në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëritën më në të ardhmen.

o.j/dita

September 7, 2018 20:52
Komento

1 Koment

  1. Mark U.K September 8, 08:45

    Ata deputet te rilindjes nuk do kantidojn tjeter.Ose kan shkue me la duart si pilati .Shkodra e gjith Shqipnia duhet te shkojn ne Tirane para qeveris se bandave e te protestojn deri ne shporrjes e saj! Qeverit kan fajet e meritat per cdo gja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*