Shkodra si Napoli i viteve ’70, ja ç’po ndodh në qytetin e marrë peng nga krimi

September 3, 2018 20:32

Shkodra si Napoli i viteve ’70, ja ç’po ndodh në qytetin e marrë peng nga krimi

Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore.

Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhura edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobvënia.

Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël. Tregtarët e frikësuar në atë kohë dolën në rresht të tregonin se paratë i jepnin me dëshirë.

Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre, por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet.

Në zgjedhjet e vitit 2013, pothuajse të gjitha bandat e kishin nga një protektor politik, por në zgjedhjet e vitit 2015 nisën të lëkunden balancat, për t’u prishur fare në zgjedhjet e vitit 2017.

Mëritë në Shkodër kthehen shpejt në përplasje me armë e vrasje dhe kjo ndodhi.

Më 13 janar, ndaj Lulzim Kullës u bë atentat me eksploziv. 42-vjeçari me precedentë penalë ka lidhje me një nga familjet që kontrollojnë gjobëvënien e biznesit. Shënjestra shpëtoi, por arrestohet më vonë ndërsa po ikte në Greqi.

Pak muaj më vonë, vritet me armë zjarri Mehdi Kavaja, pronari i një servisi të automjeteve. Ai u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, por asnjë autor dhe motiv nuk u zbulua.

Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.

Në 10 gusht vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër. Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën.

Që prej datës 23 gusht janë zhdukur dy persona në Shkodër, daja dhe nipi i tij, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa.

Vrasja e fundit, ajo e 30-vjeçarit Arjan Verracaku, mendohet se ka lidhje me serinë e ngjarjeve nga përplasja e dy familjeve me emër në Shkodër. Një pistë është se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë një nga shoqëruesit e biznesmenit.

Policia pas kësaj bëri kontroll dhe shoqëroi 30 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar në familjen Lici. Babai i tij, një këshilltar bashkiak, kryetar i një partie të vogël, aleate me PD-në, nga ngujimi tha se pushteti ndihmon bandat.

Ai bëri edhe një premtim: “Jemi nën kontrollin e familjes, jemi nën disiplinën e familjes dhe do të qëndrojmë këtu sepse e kuptojmë që ky shtet ka vendosur që të luftojë me familjen Lici”.

Në Shkodër qytetarët janë të shqetësuar, por mundohen që të qëndrojnë larg asaj që po ndodh.

“Nuk ka siguri, po vriten njerëzit përditë. Kur nuk ka shtet, nuk ka as rend”, thonë qytetarët.

Për opozitën, ngjarjet kanë sfond politik, por këtu në Shkodër të gjithë e dinë dhe e thonë nën zë se këto familje kanë lidhje të forta politike. Dikur punonin bashkë, pa hyrë në territorin e njëri-tjetrit, por tani duket se politika ka prishur balancat dhe ajo që po ndodh në Shkodër i ngjan shumë Palermos apo Napolit të viteve ‘70.

Forca e shtetit nuk po ndihet, ndërsa të fortët kanë kthyer në fortesa lagjet periferike të këtij qyteti që sot më shumë se kurrë ndjen presionin e krimit të organizuar – raporton TCH.

o.j/dita

September 3, 2018 20:32
Komento

11 Komente

  1. Tani September 3, 20:58

    Nga kronologjia duket nje analize e sakte. Politika duhet te mbeshtese organet e rendit, tek e fundit kete e kerkonte me force edhe opozita e sotme nga opozita e djeshme ne vitin 2012-2013 kur ne shkoder u kryen nje sere vrasjes me sfond te kesaj natyre krimi. Kryetari dhe keshilli bashkiak ne shkoder ka qene inegzistent per kete periudhe 27 vjecare,qytetaret e dijne. Parate e taksapaguesve shkonin ne xhepat e krimineleve e bixhioxhive. Kryetaret e bashkive hanin ndonje dajak nga kriminelet per kundershtimin e ndonje firme tenderash apo ndarje pronash. Prandaj krimi nuk ka ngjyre dhe kjo mbledhja ne shkoder eshte hipokrite per popullin e ndershem. Kjo eshte per te gjetur shtigje per te ruajtur pronat e grabitura nga ana e tyre ne keto 27 vjet.

    Reply to this comment
    • Kozma September 4, 10:47

      Sa te keni kapobanden Agron Cela ne krye te Shkodres..kete avaz do te degjoni.Vend i mallkuar ..sa mire ju bente Enveri qe ju persekutonte.

      Reply to this comment
  2. Gjeloshi September 3, 21:00

    Mos u habisni!
    Kjo eshte parajsa demokratike e Shkodres!
    Boll me socializmin ku nuk guxonte njeri te vriste asnje pule!
    Tani vret tjetri per qejf!
    Lum ne qe ia arritem kesaj dite!
    Mire 6 te vraret ,po si nuk flet njeri per mijra te ngujuar nga gjakmarrja qe ne fakt jane te vdekur por te pa varrosur!
    Poshte komunizmi!
    Rrofte kapitalizmi!

    Reply to this comment
  3. Antikomunisti September 3, 21:05

    Rrofte Shkoder Nene locja antikomunste
    Flamurtare e Demokratike
    Bravo shkodraneve trima e anrikomuniste

    Reply to this comment
  4. Tepsia September 4, 01:25

    Lexoni pak sesi e percjellin mediat e pushtetit lajmin mbi bandat dhe vrasjet ne Shkoder. I permendin te gjithe me emer, vrases dhe te vrare, bile edhe familje mafioze gjobevenese, pervec njeres qe nuk ua nxe dot goja, por thone qe “emrin e se ciles e permend opozita ne denoncimet e saj si te lidhur me eksponente te se majtes”. Vetem ky fakt eshte nje tregues se ajo familje qe keta nuk ia thone emrin (d.m.th Bajrajt) eshte e lidhur me pushtetin nga i cili edhe Top Channel, Merua dhe Bajrajt majmen cdo dite ose thene ndryshe, hane ne te njejtin sahan.
    “…Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.”

    Reply to this comment
  5. Eri September 4, 04:29

    Jo ore shani Enverin qe hoqi perçen e grave dhe i çonte ne festivale,shtepi kulture e opera…kam kushedi qekur nuk kam shkelur ne nje teater se nuk ke ç te shohesh….shani Enverin qe zhduku gjakmarjen….ahhh ju zuri ajo haka e baballareve e bijve te ndershem qe ngriten ate vend nga hiri…shijojini….

    Reply to this comment
  6. [email protected] September 4, 06:53

    Arrestoni Saliun edhe gjithcka neutralizohet.PD-ja eshte organizate terroriste.E keni parasush debatin me gazetarin Hoxha?I vuri vet Saliu piken “I-se”.
    Te gjitha tjerrjet jane fukarallek edhe artikulli i mesiperm.
    Saliu nuk njohu baxhanakun i plasi bytha per Shkodren,ai shoi Tropojen.

    Reply to this comment
  7. Zorro September 4, 10:45

    Nuk ka rendesi sa vriten e kush vritet,por Shkodra ka qene dhe eshte djepi i antikomunizmit!
    Cfare kerkoni nga qeveria,kur pushtetin ne Shkoder prej 28 vjetesh e kane patur antikomunistet?
    JA kete lloj shteti dini te ndertoni ju antikomunistet se jeni antishqiptare!Te vraret dhe vrasesit jane shkodrane,bile antikomuniste,pushtetin po antikomunistet,pra ju po hani kokat me njeri tjetrin dhe i kerkoni ndihme qeverise!
    Per mua qeveria t’u leje qe te qeroni hesapet me njeri tjetrin qe t’i mbushni mendjen shqiptareve se kapitalizmi eshte me i mire se socializmi!
    Boll me lufte klasash!
    Tani lufte me njeri tjetrin!
    Nga djepi i kultures ne socializem u kthyet ne djepin e krimit!
    Para Shkodra,se edhe ne futboll,dikur kampione,tani luani me Puken!

    Reply to this comment
  8. ETHEM September 4, 11:08

    SHKODRA ESHTE PER QEJF,NDAJ DHE VRASJET BEHEN PER QEJF NE MES TE DITES MIDIS BANDAVE QE KONKUROJNE PER DROGE,SEKS DHE PARA.
    NE SHKODER JANE BASHKUARE QYTETARET E KULTURUARE ME LLUMIN VERIOR QE PERKRAHIN KANUNIN E L.DUKAGJINIT TE KOTIVUARE NGA SALIU,I CILI KERKON ARMATOSJEN E POPULLIT PER VRASJE.SALIU-SIÇ SHKRUAN I.KADARE,E KA MBAJTUE ARMEN NE DJEPE QE KUR KA LINDUR.DHE SA TE JET GJALL KY NJERI..NE SHKODER E NE TERE VENDIN NUK DO TE KET QETSI.KETE E DI 95 % E POPULLIT.VETEM MILITANTET E PD NUK DUAN TA KUPTOJNE QE AI PO MERR ME QAFE PD-NE DHE MBAR VENDIN.
    VAJTJA NE SHKODER NE VENDIN E KRIMIT TE 2 PRILLIT 1991 E DUSKREDITOI ME SHUME PD ME NE KRYE SB KETE KRIMINEL TE SHEKULLIT 2O,21.
    NE SHKODER NUK FUJSIONON PUSHTETI LOKAL.V.ADEMI NUK B/PUNON ME QEVERINE SI PSH.TROPOJA.
    QEVERIA NE SHKODER KA BERE ME SHUME SE SALIU KA VITE MBI SHPINE DHE 50 VITE RE QENIES SE TIJ ANTAR I PARTISE PUNES(8 NENTOR 1968).
    SHKODRANET DHE MOLITANTET E PD DUHET TA DINE SE SALIU NE TRUPIN E TIJ KA NJE DEPOZITE ME H E L M E DHE D I N A M I T PER TI PERDORUR NDAJ KM RAMA POR NE FAKT KUNDER SHQIPERISE PER TA MBAJTUR NEN THERROR,QE SERBIA TE ECI ME SHPEJT DREJT BE.

    Reply to this comment
  9. Syri i Shkodres September 4, 12:14

    SHkodra eshte “teper e djathte”,”extremisht e djathte”! Shkodra eshte “djepi i demokracise” se saliut dhe jozit dhe pd-se!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*