Shkodrani vodhi në Tiranë, arrestohet nga policia

March 9, 2016 09:48

Shkodrani vodhi në Tiranë, arrestohet nga policia

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar me akuzën e vjedhjes me dhunë të një personi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”.

Sipas bluve, i arrestuari Ergys Piraniqi, banues në Shkodër ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit me iniciale E. S. 34 vjeç, banues në Velçan të Librazhdit dhe i ka marrë me forcë një sasi prej 300 euro, 60 mijë lekë të vjetra, pasaportën e tij biometrike, kartën e identitetit dhe një aparat celular të markës SONY.

Në cilesinë e provës materiale, 31 vjeçarit të arrestuar iu sekuestruan  aparati celular i markes SONY bashkë me kartën telefonike, pasaporta biometrike dhe karta e identitet në emër të shtetasit E. S, një kartmonedhë me prerje 2 mijë lekë dhe një kartmonedhë me prerje 5 euro.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me dhunë”.

March 9, 2016 09:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*