Me “shenja gripi” / Vdes arkëtarja, rasti i dytë pas policit rrugor

January 10, 2020 14:28

Me “shenja gripi” / Vdes arkëtarja, rasti i dytë pas policit rrugor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Durrës, ku një 33 vjeçare ka humbur jetën në spital.

Mësohet se viktima është identifikuar si Romina Myftiu, ndërsa ishte paraqitur në spital me shenja gripi dhe temperaturë të lartë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të resë, ndërsa Spitali i Durrësit ka marrë monstrat e nevojshme të gjakut për të bërë analizat dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së saj.

33-vjeçarja, e cila punonte arkëtare në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të qytetit, nuk kishte vuajtur më parë nga asnjë sëmundje kronike, duke shtuar misterin dhe dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta te të afërmit e saj.

33-vjeçarja luftoi për jetën për gati 36 orë, por në 12 orët e fundit situata e saj shëndetësore është rënduar edhe më shumë, duke rënë në kolaps dhe organet jetësore nuk i funksiononin.

E reja ndërroi jetë në orën 04 të mëngjesit të datës 8 janar.

Alban Myftiu, vëllai i saj, tregoi se në datë 7 janar motra nuk ishte ndjerë mirë, kishte temperaturë të lartë dhe në orën 16 e 30 minuta të pasdites e kishin çuar në urgjencën e spitalit, ku mori edhe ndihmën e parë.

Mjeku i urgjencës kishte konstatuar paralizë faciale, por e kishte nisur për në shtëpi, duke u thënë familjarëve të vinin të nesërmen në mëngjes te mjekja specialiste.

Të nesërmen në mëngjes në orën 7:30 familjarët e dërguan në spital në gjendje edhe më të rëndë.

Ekipi mjekësor i mbledhur me urgjencë e shtroi në reanimacion. Çdo orë që kalonte e rëndoi edhe më shumë situatën shëndetësore të 33-vjeçares duke i nxjerrë jashtë funksioni veshkat, derisa e çoi në vdekje.

Pak ditë më parë një efektiv i Policisë Rrugore vdiq thuajse njësoj, mjekët e përcaktuan si “infeksion” pa dhënë detaje.

l.h/ dita

January 10, 2020 14:28
Komento

8 Komente

  1. Leo January 10, 14:54

    Mos po ndodh nje shperthim i meningitit, qe kerkon vaksinimin urgjent te grupmoshave qe ndoshta nuk kane marre dozat e vaksinimit kur ka qene femije? Keta ndoshta jane femijet e revolucionit te tranzicion qe nuk i jane nenshtruar vaksinimit te detyrueshem.

    Reply to this comment
    • Argjon January 10, 20:06

      Në Shqipëri meningokoku nuk është i përfshirë në kalendarin e vaksinave!

      Reply to this comment
      • Arturi January 10, 20:48

        Bebet vaksinohet kur jane 8 javeshe, 16 javeshe dhe marrin edhe nje doze kur jane 1 vjeç per minigitis B. Gjithashtu ekziston nje vaksine ne raste epidemiologjike, ose per moshat fragile qe quhet meningococcal vaccination.

        Reply to this comment
        • Argjon January 10, 23:57

          @Arturi, Në Shqipëri vaksina për meningjitin nuk ka qenë dhe nuk është në kalendarin e vaksinave! Vetëm udhëtarët për haxh vaksinohen. Në Shqipëri vaksinë me “B” , kur fëmijët janë 8 javësh, 16 javësh dhe 24 javësh është Hepatiti B.

          Vendet e tjera kanë një kalendar me shpërndarje kohore sipas vaksinave që mbulon sistemi shëndetësor.

          Psh në Itali vaksinat mbulohen nga sistemi shëndetësor dhe për meningokokun sierotipi B (80 euro_) bëhet jo më herët se muaji i dytë, ndiqet pas 1 muaji, plus në muajin 12-16 . Nëse fillon nga muaji i tretë, ndiqet pas të paktën 2 muajsh nga një tjetër dhe të fundit në muajin 12- 16. Për të rriturit vetëm dy herë!

          Rastet në lajm janë nga sierotipi C, për të cilin bëhet një vaksinë tjetër, 1 valente C (20 euro) muaji i 13-të ose 4 valente ACYW-135 (32-36 euro) në moshën 13-14 vjeç.

          https://issuu.com/ishp/docs/kalendaret_e_vaksinimit_nder_vite_q

          Reply to this comment
      • Barty72 January 11, 00:53

        Si qene do vdisni qente e Rama drogaxhiut

        Reply to this comment
  2. Goni January 10, 15:11

    Zot na ruaj po mos kjo semundje ka te beje me hakmarrjen e Iranit. Nuk eshte e thene te godasin vendin tone me predha per hakmarrje. Mjafton qe me edhe me lende kimike ne forme te lenget apo pluhuri te helmojne popullsine. A u esht bere analiza loboratorike jashte te prekurve si polici apo e semura nga Durresi?

    Reply to this comment
  3. Kevin January 10, 19:44

    Ndoshta meningit. Beni kujdes mese keni qen ne kontakt

    Reply to this comment
  4. Nga larg January 11, 15:03

    Paralize faciale kur te vjen tjetra me temperature???
    Kete mund ta bejne vetem mjeke te papergatitur profesionalisht dhe si te tille nuk duhet lene te vrasin paciente te tjere.
    Jane te nje kalibri si ai mjek qe tha qe ajo nusja fatkeqe, qe vdiq nga helmimi me monoksid karboni, helmoi veten me dashje dhe me diagnozen e tij e vrau per se dyti e futi dy familje ne gjak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim