“Shkolla mbyllet në 2 nëntor për 3 muaj”, Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron emailin që po qarkullon në rrjet: Është fals!
Nga Arkiva
Një email që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka bërë xhiro në rrjet.
Në emailin që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.
Por si qëndron e vërteta?! Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ky email nuk është i vërtetë.
MSH përgënjeshtroi faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.
o.j/dita
Shkollat do te mbyllen dhe ky eshte fakt. Dua te shikoj fytyren e kesaj Ministre kur kjo te ndodhe, Megjithate surrati nuk i duket kesaj me ate rrecken qe mban. Ja ka fshire surratin dhe karakterin Covid-i.
Te njejten gje thate dhe ne mars.