Kodër-Kamëz, banorët letër Berishës: Votojmë PD, hiqni dorë nga protestat kundër ndërtimit të shkollës

April 12, 2019 12:35

Kodër-Kamëz, banorët letër Berishës: Votojmë PD, hiqni dorë nga protestat kundër ndërtimit të shkollës

“Ne, banorët e Kodër-Kamzës, ku jeton një komunitet prej rreth 30 mijë banorësh, ditët e fundit jemi çuditur nga protestat e organizuara nga disa pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të drejtuara nga dhëndri Juaj, z. Jamarbër Malltezi, të cilët, me sa kemi dëgjuar në media, kundërshtojnë ndërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazit “Nënë Tereza”, thuhet në një peticion të firmosur nga banorë të zonës drejtuar ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Ata theksojnë se nevoja për ndërtimin e kësaj shkolle është e hershme dhe fëmijët detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra për t’u arsimuar në shkollën e Laprakës.

“Dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje se kjo shkollë është një kërkesë të cilën ne ia kemi bërë prej vitesh Bashkisë së Tiranës, për arsye se në zonën tonë nuk ka as shkollë 9 vjeçare dhe as gjimnaz, dhe fëmijët tanë detyrohen të udhëtojnë çdo ditë me kilometra për t’u arsimuar në shkollën e Laprakës”, theksojnë banorët e Kodëz Kamzës.

Ndaj, ata i kërkojnë ish-kreut të PD-së që të ushtrojë ndikimin e tij të fortë në parti dhe të vendoset në pozicionin e vjehrrit dhe të gjyshit, për t’i dhënë fund protestave kundër ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”.

“Të indinjuar nga protesta e pakuptimtë kundër shkollës që i sjell veç të mira komunitetit tonë; Të shqetësuar që fëmijët tanë bëjnë çdo ditë deri në 10 kilometra për të shkuar në shkollë; Të fyer që dhëndri Juaj po bllokon ndërtimin e shkollës sonë, në një zonë që ka mbështetur historikisht PD; Ju drejtohemi Juve ngaqë besojmë se PD nuk ka lider tjetër, duke Ju kërkuar të viheni në pozicionin e vjehrrit dhe të gjyshit, dhe me ndikimin Tuaj t’i jepni fund protestave kundër ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza” sepse edhe fëmijët tanë meritojnë të mësojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre të Tiranës. Me shpresë se ndërhyrja Juaj do ta zgjidhë problemin tonë”, thuhet në peticionin.

l.h/ dita

April 12, 2019 12:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim