Shkollat dhe kopshtet pa higjenë, inspektimi nis nesër

September 16, 2018 17:37

Shkollat dhe kopshtet pa higjenë, inspektimi nis nesër

Ditën e nesërme nis procesi mësimor por jo të gjitha shkollat, kopshtet i plotësojn kushtet higjeno-sanitare.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror  në fund të vitit shkollor konstatoi se 729 objekte në të gjithë vendin kishin probleme, ndaj u vendos se nëse nuk do të plotësonin kushtet higjieno-sanitare për nxënësit, nuk do të lejohen të nisin vitin e ri shkollor.

Kryeinspektori Eltar Deda u shpreh: “Nuk na rezulton të mbyllen shkolla, por nëse nuk i zgjidhin ato probleme që kemi konstatuar, do të bëjmë mbyllje të pjesshme”.

Problemet që janë hasur në shkolla, çerdhe apo kopshte lidhen kryesisht me lagështirën, ndërkohë që në ato shkolla që kanë dhe kopshtet pranë, nuk janë përshtatur tualetet për më të vegjëlit.

“Rekomandimet kanë konsistuar kryesisht në eliminimin e lagështirës, në plotësimin e nyjave hidrosanitare, në plotësimin e hapësirave me dritë, në zëvendësimin e mjeteve mësimore të amortizuara dhe në rrethimet e shkollave”, thotë Deda.

Kreu i Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror thotë se nuk do të tolerohet shkelja e regullave higjieno-sanitare në objekte publike apo ato jopublike.

M.H/ Dita

September 16, 2018 17:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*