Shkollat në Francë nuk do të përdorin më fjalët “Mami”ose “Babi”

February 28, 2019 22:42

Shkollat në Francë nuk do të përdorin më fjalët “Mami”ose “Babi”

Shkollat në Francë do të votojnë një ligj të ri për zëvendësimin e fjalëve “mami” dhe “babi” me “prindi 1” dhe “prindi 2”. Mbështetësit e këtij ndryshimi thonë se një veprim i tillë do t’i japë fund diskriminimit ndaj prindërve të të njëjtës gjini, ndërsa kritikët argumentojnë se kjo  është ide “dehumanizuese” e prindërimit.

Përkrahësit e kësaj reforme e cilësojnë atë “si çështje e respektit dhe dinjitetit”.

“Nuk mund të imagjinoni pasojat kur një fëmijë nuk ndihet i trajtuar si të tjerët”, thotë deputeti socialist Joaquim Pueyot.

Ideja e zëvendësimit të fjalëve “mami” dhe “babai” me “prindi 1” dhe “prindi 2” është dhënë që në vitin 2013 kur u legalizuan martesat e të njëjtës gjini, por që nuk u përfshi në ligj atë kohë.

e.t./ dita

February 28, 2019 22:42
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 March 1, 07:46

    jo mër jo!!
    përse duhet të thonë fjalën “prindi” dhe të mos i bien shkurt “njëshi” dhe “dyshi”??ose ta informatizojnë fare
    “zero” dhe “një”,kështu është më e kollajshme dhe për gjyshërit hallat e tezet!!
    bëhet gjithçka me 10010,psh do të thotë çuni i xhajës!!

    Reply to this comment
  2. Albann March 1, 18:44

    Me futjen e familje Gay dhe Lesbiane doli dhe Familja dixhitale …Deri sa termit familje ti zhduket nami e nishani

    Reply to this comment
  3. kesaj i thone edukate ...gej-esh March 1, 19:46

    mami konsiderohet ..pjellesja, ndersa babi pllenuesi . po dhe gjinite do ndryshoi makroni ? ….

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi March 1, 20:04

    Prape ligji ka mangesi! Sepse prindi 1 diskreminon dyshin! Pervec kesaj, ketya dy prinder, qe mund te jene edhe lesbike apo homoseksuale, jane dhe xhaja dhe halla per dike tjeter. Duke u thirrur “xhaja”, “tezja”, “daja” “halla”, ata diskreminojne keshtu vetveten si dhe te tjeret. Edhe “vellai i prindit 1” apo “motra e prindit 2” nuk mund te quhen, sepse nuk ka pse te kemi “vella” dhe “moter”, sepse kjo eshte diskreminim per gjinine hermafrodite. E biles, edhe “zoti” apo “zonja” nuk kane pse perdoren me, sepse edhe kjo eshte diskreminim per gjinine pa gjini. Biles edhe fjala “gjini” duhet te zhduket fare. Dhe ne fund te zhduket edhe termi “njeri”, sepse kjo eshte ofendim per kafshet. Te gjithe jemi njesoj, ndaj edhe te gjitha fjalet te zhduken. Te flasim vetem me shenja.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 2, 12:48

      ximo duhet dixhitalizuar o lal!!
      një shëmbull ta thashë unë sipër!!
      1010110000111100 nuk e di ça i bi se akoma nuk jam mësu me i lexu në sistem binar,por duhet të jetë ndonjë kushëri i largët lesbik!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*