Shkollimi, një raport i KE-së na nxjerr si më “dembelët” në Europë

September 10, 2018 13:40

Shkollimi, një raport i KE-së na nxjerr si më “dembelët” në Europë

 

Shqipëria është vendi me më pak ditë shkolle në Europë, në ciklin e detyrueshëm të shkollimit, pra në atë 9—vjeçar dhe në gjimnaze.

Këtë e thotë Komisioni Europian në një raport të posaçëm për edukimin në ciklin primar dhe atë dytësor në Europë, me titull: “Organizimi i kohës së shkollës në Europë”, raporton Scan.

Sipas Brukselit, Shqipëria është kështu vendi me numrin më të ulët të ditëve të shkollës në Europë, vetëm 156 të tilla, pra edhe më pak se gjysma e vitit.

Kjo do të thotë se, nxënësit në Shqipëri janë të detyruar të frekuentojnë shkollën në vetëm 42.7% të ditëve të vitit.

Mesatarja e vendeve të Europës varion nga 170 deri në 190 ditë, ndërkohë që në kontinentin e vjetër rekordin për më shumë ditë shkolle e mban Danimarka, që është edhe një prej vendeve më të zhvilluara, jo vetëm të Europës por edhe të globit.

Në Danimarkë nxënësit shkojnë në shkollë 200 ditë të vitit. Për të pasur një ide më të qartë të dembelizmit të shqiptarëve në drejtim të arsimit, mjafton të shohim këtë grafik, ku Shqipëria dallon qartë nga të gjitha vendet e tjera të Europës, e madje edhe nga fqinjët rajonalë.

Kjo vjen kryesisht si pasojë e pushimeve të tejzgjatura verore, më shumë se 11 javë në vendin tonë.

E madje, edhe për këtë mbajmë rekord në Europë, siç e tregon edhe harta.

Një tjetër arsye është edhe numri i lartë i festave gjatë vitit shkollor.

Pas raportimeve se 90% e shqiptarëve nuk kanë lexuar asnjë libër gjatë vitit të shkuar, një tjetër rekord negativ hedh kështu baltë mbi shoqërinë shqiptare, duke qenë se arsimi është guri i parë drejt mirëqenies, zhvillimit shoqëror dhe një të ardhmeje më të mirë.

a.s/dita

September 10, 2018 13:40
Komento

5 Komente

  1. mirel September 10, 16:49

    Pergjithesisht shqiptaret nuk vuajne nga intelligenca. Shume pushime i bejne mire trurit. Po ekzagjerimi eshte i demshem.
    Problem eshte qe ketu nuk funksionojne me shkollat, dhe nuk ka me interes per librin. Ata qe mesojne perpiqen vete, te tjeret varja

    90 % e popullsise pa lexuar asnje liber eshte fatalitet si i kohes para luftes se pare boterore.
    Kjo ne saje te politikane te shkolluar ne pikture dhe anglisht.
    Ata kane vizion me shume se shkencetaret dhe inxhinieret.
    Psh universiteti fillon ne 15 Tetor. Fitore e madhe kjo per Rilindjen.
    Nuk eshte pare e degjuar qe shkolla te filloj ne fillim te dimrit.

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana September 10, 17:30

    Nje here e nje kohe ishim nga popujt me te arsimuar, Tani jemi te fundit!

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana September 10, 17:31

    Nje here e nje kohe ishim nga popujt me te arsimuar, Tani jemi te fundit! A e di shoku sali kete?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*