Nga Kavaja dhe Hasi / Shkon në 15 numri i viktimave zyrtare nga Covid

March 31, 2020 18:27

Nga Kavaja dhe Hasi / Shkon në 15 numri i viktimave zyrtare nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në spital, duke e çuar në 15 numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi.

77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

 

l.h/ dita

March 31, 2020 18:27
Komento

2 Komente

  1. intelektuali March 31, 18:36

    KESAJ I THONE:

    Matematika dhe arithmetika e Edi Rames per Shqypnine Enveriste si Fanar Ndricues ne Bote si vendi me pak i prekur nga koronavirusi komunist kinez qe na kujton Kohen e Qepes te Partise se Punes kur Enveri fitonte Cmimin e Madh per ushqimin ne Bote:

    NUK KA ASNJE VLERE REALE DHE KA IKUR PER LESH SI DHJAME QENI

    Reply to this comment
  2. Andi April 1, 05:29

    Pa le te kishim matematiken tende,do kishim marre malet si I ke marre zotrote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim