Shkon në 429 bilanci i viktimave në Indonezi

December 25, 2018 12:15

Shkon në 429 bilanci i viktimave në Indonezi

Bilanci i viktimave të cunamit që u shkaktua nga vullkani Anak Krakatau është rritur në  të paktën 429 persona.

Ndërkohë rreth 150 persona figurojnë ende të zhdukur, ndërsa më shumë se 16,000 vetë janë zhvendosur, sipas njoftimit zyrtar.

Dallgë gjigante u përplasën të shtunën mbi qytetet bregdetare në ishujt e Sumatrës dhe Javës.

Mendohet se aktiviteti vullkanik shkaktoi lëkundje toke nën det, gjë që gjeneroi dallgët vdekjeprurëse.

Banorët e zonave bregdetare pranë vullkanit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg plazheve, në mesin e frikës për një cunam të ri. Anak Krakatau shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë hi dhe tym.

Një video e xhiruar nga një avion ka kapur magnitudën e shpërthimit vullkanik në ngushticën “Sunda”, mes Sumatrës dhe Javës.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga rrugët e bllokuara, por pajisjet e rënda po transportohen drejt zonave më të goditura, me qëllim ndihmën e viktimave.

l.h/ dita

December 25, 2018 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim