Shkon  në 60 vjeç mosha e daljes në pension të funksionarëve të lartë

January 14, 2015 17:05

Shkon  në 60 vjeç mosha e daljes në pension të funksionarëve të lartë

Tashmë krerët e shtetit do të dalin në pension  më vonë. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, është miratuar vendimi për rritjen e moshës për  funksionarët e shtetit.

Në këtë kategori përfshihen edhe deputetet, ministrat, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit.

Tashmë mosha e daljes në pension nuk do të jetë 55 vjeç, por 60 vjeç duke u rritur me pesë vite. E kundërta ka ndodhur për minatorët të cilëve qeveria u ka ulur moshën e daljes në pension për shkak të kushteve të vështira në të cilat ata punojnë.

 

January 14, 2015 17:05
Komento

2 Komente

  1. i ri January 14, 19:29

    Edhe nje tjeter gje mire ,na ishin bere si deshe rrace politikuajt,10 vjet me heret se te tjeret mernin pension ,,,,!qe e kane edhd shume te larte ,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*