Shkon për gjykim dosja 339, emrat e të akuzuarve

April 7, 2021 22:18

Shkon për gjykim dosja 339, emrat e të akuzuarve

Do të nisë gjykimi për dosjen 339.

Do të jenë 19 komisionerë dhe 2 votues që do gjykohen për manipulim në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 në zonën e Shijakut.

Dosja u dërgua nga SPAK për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit më 6 gusht të vitit 2020.

Hetimi tregoi se komisionerët e qendrave të votimit në fshatrat e Shijakut kishin lejuar votimin nga disa persona në emër të zgjedhësve që ndodheshin jashtë vendit.

Ata kishin vulosur fletët e votimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Hetimi zbuloi 52 vota të tilla në tre qendra votimi.

Për gjykim u dërguan komisionerët, Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda,  Redi Hysa, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula dhe Qazim Lala, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi.

Vepra për të cilën akuzohen parashikon deri në 5 vjet burg.

Po ashtu janë dhe dy votues që janë pjesë e gjykimit.

Prokuroria akuzon Shpëtim Markun, banor i lagjes Xhafzotaj, Shijak.

Ai akuzohet sepse gjatë votimeve në zgjedhjet e përgjithshme të datës 25 qershor 2017 kishte votuar në emër të babait të tij.

Armelin Zeza akuzohet se ka votuar në emër të 25 personave të tjerë që ndodheshin jashtë shtetit.

Në këtë dosje ishin të përfshira edhe komunikimet e famshme mes ish kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me Astrit Avdylaj, por kjo pjesë nuk u përfshi për gjykim.

 

m.m/dita

April 7, 2021 22:18
Komento

3 Komente

  1. Te kujt parti i takojne? Kjo eshte me e rendesishmja April 7, 23:53

    Gjithe ato akuza pa fund per Dakon dhe tani asgje! Hahahaha Babalja ra mbi koken e babaleve! Perse nuk thoni se te kujt parti jane emrat e permendur. Pr i lini evazive, gjoha te kuptohet qe jane te PS-se. Por nga emrat duken me teper te PD-se. Praktikisht nja dy familje kane perfunduar ne gjygj sepse familjaret kane votuar per familjaret.

    Reply to this comment
  2. Adih April 8, 10:43

    E frekeshme ,akoma gjykatat nuk jane te pa varura nga politika .Pse lihet i lire , i pa u theritur ne gjygj mafjozi VANGJUSH DAKO .Ky eshte strombullari dhe bythlepirsi i Edi Rames ,militant i felliqur i PS. Mjere shqiperia per kete drejtesi ,te kapur nga fyti nga politikanet e ripjelljes .

    Reply to this comment
  3. Me emer April 8, 12:57

    Krimi nuk ka parti dhe sherbetoret e krimit quhen kriminele. Mashtrimi quhet krim, fallsifikimi quhet krim, politika qe sot ndiqet ne vend eshte kriminale… pa programe ekonomike, me nje popull qe jeton me pension turpi dhe me servila qe rrojne si pashallare, qe bejne si te duan, qe ligjin e quajne si prone te tyre dhe zbatuesin e ligjit si argate..! Zbatuesi I ligjit (gjykata) duhet te jete “shenjtor” pasi zbaton detyren qe I eshte ngarkuar si sherbetor I popullit dhe jo I mafies..!Nderi dhe respekti i nenpunesit ligjor eshte korrektesia ne detyren e tij. Vendimet gjyqesore duhet te jene te kontrrollueshme. Perfituesit e anarshise ekonomike duhet te pergjigjen para ligjit ne emer te popullit, kushdo qofshin ata. Vendi duhet te qeveriset nga njerez te ndereshem dhe me miq te ndereshem..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim