SHKP: Niveli i ulët arsimor, pengesë serioze për punësim

August 31, 2018 09:21

SHKP: Niveli i ulët arsimor, pengesë serioze për punësim

Zotërimi i aftësive është një kriter i rëndësishëm për gjetjen e një pune, por aftësitë zhvillohen duke mësuar.

Shërbimi i Kombëtar i Punësimit në një analizë që i ka bërë zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2017 ka vërejtur se niveli u ulët arsimor i punëkërkuesve është një pengesë serioze që ata të integrohen në tregun e punës.

“Punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9 vjeçar, përbëjnë 57% të totalit të te papunëve të regjistruar, ndërkohë që 28% e ofertave të punës janë për specialist me arsim të lartë, teknik të mesëm dhe nëpunës, ndërsa 40% janë për zanatçinjtë” thuhet në analizën e SHKP.

Duke analizuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar, është pare se, punëkërkuesit më arsim të lartë e kanë shumë të thjeshtë të gjejnë një punë. Shifrat tregojnë se nga punëkërkuesit e papunë me arsim universitar të punësuar, 31% janë punësuar në fushën e mësimdhënies, 19% në shëndetësi, 22% në administrim biznes, 13% në fushën e komunikimit dhe informacionit etj.

Të dhënat tregojnë se, me 2007 ka rënie me 19% të grupit të papunëve me arsim të lartë (nga 6,018 në 4,860).

Por teksa nevojat e tregut të punës po orientohen gjithnjë e më shumë nga zanatet dhe profesionet, në zyrat e punësimit janë regjistruar rreth 13 mijë e 660 persona si të papunë me zanat.

Pjesa më e madhe mësohet se janë teknike në ndërtim të arsimuar para viteve 1990 në shkollat e mesme të kohës, ndërsa 2390 persona janë regjistruar si zanatçinj të metalit, montimit dhe përpunimit të tyre dhe një pjesë tjetër prej 3600 punëkërkues janë me njohuri nga  industrinë përpunuese si ato ushqimore, drurit dhe tekstilit.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të 2017, janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 83,497 punëkërkues të papunë nga 93,889 që ishin në fund të 2016.

Por kjo shifër e punëkërkuese përbëjnë vetëm 40 për qind të totalit te të papunëve, pasi një pjesa dërmuese e tyre janë në gjetje të një pune nëpërmjet të afërmeve dhe miqve dhe shokëve./ Monitor

l.h/ dita

August 31, 2018 09:21
Komento

4 Komente

  1. Arben August 31, 09:28

    Nje vend qe ngre kriminelet ne piedestal nuk ka vend per

    njerezit e ndershem.

    Reply to this comment
  2. hasani August 31, 10:07

    Kush e ka shkruar kete artikull me sa duket kujton se shqiptaret jane pa nivel e prandaj nuk punesohen. Po kujt mundoheni ti mbushni mendjen more mendjeshkurter? Pse nuk jepni shifra per punesimet por vetem me perqidje? Per te maskuar te verteten?

    Reply to this comment
  3. info analitike August 31, 10:45

    Nuk ka rendesifare niveli arsimor por sa te do partia dhe lideri global dhe me sa zell u sherben atyre.

    Reply to this comment
  4. Lili August 31, 20:34

    Sigurisht se me nje ministresh qe vjen nga kristal universiti nuk do permiresojme asgje pos antivlera.
    O Edi Rama lexo pak t,e jo vetem FBse idiotizohesh ne FB . Lexo pak punen e Jean Zay ne France,minister i arsimit qe per vetem 2 vite vendosi bazen e rimekembjes se Frances mbas luftes me reformen ne Arsim qe beri, edhe beje krahasimin me idiotete qe ke perzgedh rreth teje.
    Deshtimi ketu eshte i yti jo i tyre se ti nuk ju ke rritur mbi krye,po ke kaluar diten ne FB apo duke vizatuar..
    E nuk behet shteti keshtu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*