ShKQSh vijon të japë kontributin saj në proceset gjithëpërfshirëse të reformës së pushtetit vendor

May 17, 2016 18:03

ShKQSh vijon të japë kontributin saj në proceset gjithëpërfshirëse të reformës së pushtetit vendor

Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, Aldrin Dalipi dhe Drejtoresha Ekzekutive Blerina Guga, zhvilluan sot, një takim me këshilltarin e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore Enea Hoti.

Gjatë takimit u shkëmbye informacion mbi hapat e mëtejshme që po kryen në kuadër të plotësimit të reformës për qeverisjen vendore në vend.

Mes të tjerash u vlerësua roli aktiv i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë në procesin e konsultimit dhe dhënien e mendimeve mbi Projekt-Vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me krijimin e Këshillit Konsultativ për qeverisjen vendore dhe u inkurajua rritja e rolit të SHKQSH në këtë drejtim edhe në të ardhmen.

Hoti mirëpriti bashkëveprimin dhe raportin e krijuar së fundmi nga SHKQSH për të nxitur bashkëpunimin e saj me dy shoqatat e pushtetit vendor, për çështje me interes të përbashkët e sidomos për diskutimin e draft ligjit për financat vendore.

Në këtë drejtim u ra dakord me kërkesën e SHKQSH, për avancimin e përpjekjeve për organizimin e një tryeze pune të tre shoqatave vendore dhe ekspertëve, për të përshpejtuar diskursin dhe zhvillimet e punëve për ligjin e financave vendore.

May 17, 2016 18:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*