Shkrihet bashkia për herë të katërt. Ishte kapur nga mafia

April 27, 2018 19:16

Shkrihet bashkia për herë të katërt. Ishte kapur nga mafia

 

Pesë bashki e komuna në Itali shkrihen dhe kalojnë nën kontroll të qeverisë, dhe njëra prej tyre e ka për herë të katërt.

Përveç Lokrides (Kalabri), e konsideruar si djepi i Ndragetës, Këshilli i Ministrave në Itali ka shkrirë bashkinë e Limbadit, ku pak ditë më parë mafiozët i vunë bombë makinës së Mateo Vinçit, si dhe bashkinë në Bompoensiere, Kaivano, Manduria, dhe Plati.

Plati e ka për herë të katërt që shkrihet në 12 vite, për shkak të kapjes nga mafia.

Masat janë marrë pasi është vërtetuar se në të gjitha këto bashki e komuna ka pasur ndërhyrje të mafias.

Tre prej bashkive ndodhen në zonën e Kalabrias, një një Pulja e një në Kampania.

Dy komuna të tjera në Napoli kanë qenë nën kontrollin e qeverisë qendrore, të cilat do të vazhdojnë të mbahen edhe për gjashtë muaj të tjerë deri sa të zgjidhen përfaqësues të paprekur nga mafia.

a.s/dita

April 27, 2018 19:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim