Shkrimi francez i 1872: Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri

July 23, 2017 11:59

Shkrimi francez i 1872: Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Në revistën franceze, “L’Année géographique: revue annuelle des voyages de terre et de mer ainsi que des explorations, missions, relations et publications diverses relatives aux sciences géographiques et ethnographiques”, botuar në 1872 nga shtëpia botuese “L. Hachette et Cie (Paris)” gjejmë, në faqen n° 327, shkrimin e arkeologut të njohur francez, Albert Dumont, i cili gjendej në Shqipëri gjatë verës po të atij viti.

Si përshkruhen shqiptarët në këtë shkrim? Në vijim do të gjeni rrëfimet brilante, të revistës dhe të autorit, mbi popullin tonë, të sjella në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Rrëfimi i revistës mbi shqiptarët nëpërmjet udhëtimit të arkeologut francez në Shqipëri:

“Shqipëria, ku në të cilën Z. Albert Dumont ka hyrë nëpërmjet Shkodrës, e vendos atë në qendër të vëzhgimeve të reja. Në Dalmaci, autori studion kryesisht vendin, ndërsa në Shqipëri popullin. Shqiptari – “Skypétar” siç i quan ai vetë – është një popull i virgjër, pothuajse primitiv, i cili nuk ka ngjashmëri me evropianin (me perëndimorin). I familjarizuar me antikitetin helenik, Z. Dumont, është habitur çdo moment nga kostumi, zakonet, traditat apo analogjitë shqiptare, të cilat i kujtojnë atij Grekët e kohëve Homerike. Shqiptarët banojnë në trojet që dikur ishin të Pellazgëve. Ka shumë mundësi që një pjesë e gjakut të këtyre banorëve të lashtë (e kësaj rrace parësore) rrjedh ende në damarët e shqiptarëve.”

Rrëfimi i arkeologut francez për shqiptarët:

“Shqiptari dallohet përsosmërisht; koka e tij e vogël, hunda e hollë, syri i mprehtë, i çelur si bajame, qafa e gjatë, trupi i dobët, këmbët e gjata dhe të forta, ai na kujton Grekët e lashtë, ashtu siç e gjejmë në skulpturën arkaike prej mermeri të Egjinës.

Edhe kostumi (veshja) i tij vë në pah kujtimet e antikitetit. Fustanella e bardhë na kujton tunikën me pala deri në rrip, ndërsa gjunjakët (tirqit) e gjatë që mbështjellin këmbët deri në gjunjë janë mbrojtësit e kërcinjëve të epokës heroike.

Kostumi nuk është i gjerë dhe i fryrë si në epokën e bukur greke ; por dallojmë, në vazot e stilit të vjetër që, (Në 1870, Ministria franceze e Arsimit publik i ka dhënë për mision autorit të studiojë vazot e pikturuara greke dhe të zbulojë prejardhjen e tyre), Helenët e dikurshëm nuk kanë pasur zakonet e bashkëkohorëve të Perikliut. Pikërisht, shpjegimi i kostumeve më të vjetra helenike duhet kërkuar në Shqipëri.”

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

July 23, 2017 11:59
Komento

11 Komente

  1. ELIOT July 23, 14:33

    Ky shoku DUMONT KA DEGJUAR PER GREKET E OMERIT NE VITET 1872 DHE KUJTON S E E KEMI TE ARDHUREN NGA GREKET .. SEPER ILLIRET KURRE SKA DEGJUAR … DHE RRENJET E VERTETA I IMAGINON GREKE SEPSE ..TURQIT DONIN TA ZHDUKNIN ME RRENJE GJUHEN TONE RRENEJT TONA ….. POR TANI ME CIVILIZIMIN DHE SHUME HISTORIANE E DINE MIRE SE RRENJET TONA JANE ILLIRE DHE JO GREKE .. DHE NUK JEMI INDO EUROPINANE POR KEMI GJAK EUROPIANI .. JO TE GJITHE HISTORIANET TREGOJNE LA VERITAN …. JO KA NGA ATO QE NGA PARISI PA E VENE KEMBEN NJE MINUTE NE ALBANI MAQENDONI E BEJNE HISTORINE …

    Reply to this comment
  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate July 23, 16:01

    E hengre tkfgos. Na dole egjiptian ose sirian

    Reply to this comment
  3. Guri i Kamjes July 23, 21:07

    Veç Dumont ka dhe franceze te tjere qe fustanellen e quajne veshje tipike shqiptare. Kesisoj ne nje liber te botuar me 1877 “UDHETIM NEPER VENDET E RUBLES”prej nje ushtaraku francez, ne faqen 295 te te cilit thuhet: “Kostumi grek eshte shqiptar”. Kete e kane pohuar edh vete greket. Kesisoj nje historian i tyre ne dokumentarin 1821 e pranon hapur se fustanella eshte shqiptare. Mirepo enciklopedia franceze “Larousse” thote per fustanellen se eshte greke, prandaj iu bie per detyre te gjithe atyre qe u dhembset historia e vendit qe te bejne perpjekjet e duhura per ta kthyer kete simbol te shqiptareve aty ku i perket, ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  4. Arben July 24, 09:50

    LAJM DO TE BENTE TE KISHTE BERE THIRRJE PER ORIGJINEN SHQIPETARE, TE ATYRE QE SOT I THERRASIN VETES GREKE, POR FUSTANELLA, ESHTE NJE PJESE E VOGEL E KESAJ.

    Reply to this comment
  5. enter"" July 24, 15:26

    Hajde gazetari hajde, ne keto faqe nuk thuhet asgje per ate qe keni shkruar ne titull.

    Eshte e shkruar qarte, qe gjithcka qe eshte vene re ne SHqiperi u kujton ato qe tashme I kishin pare me perpara ne Greqi, pa vertetohet qe fustanellat shqipot I kane marre nga Greqia, ose ose me sakte qe trojet shqiptare ishin troje greke.

    Tung

    Reply to this comment
  6. Pellazgos July 25, 14:46

    Albania eshte nje shtet i krijuar ne vitin 1912te.
    Me rastin e terheqjes se Turqise u krijua ky shtet pro islamik, dhe aresyeja ka qene,eshte dhe do jete Rusia.
    A e dini ju “shqipetaret” qe kemi tre lloj emrash,Orthodokse d.m.th Greke,myslimane arabe dhe Katolike.
    Kemi tre Fe qe luftojme njeri tjetrin per 500 vjet dhe ku eshte fundi?
    Kemi tre lloj identitetesh dhe cili nga ne ka mbajtur identitetin e te pareve?
    Eshte cmenduri te quhesh Sulejmane,te pranosh nje Fe pushtuesish si Turqia te vertetuar historikisht,te nderosh d.m.th te festosh Barjamin,Novruzin,Namazin,te besh krushqi me turqit per 500 vjet dhe ta “considerosh “veten pasarrdhes te Pellazgeve!
    Dihet qe Greqia e Lashte shtrihej qe nga Spanja (ka qytete arkeollogjike) France,Italy qe nga Roma e poshte, Nea Polis,Magna Graecia,Epiri,Ilyrios eshte pjese e Historise dhe Mythollogjise Gteke dhe I Ati i Tij Kadmos ishte vellai i Evropit qe Zeusi I Madh e dashuroi ne brigjet e Libyse.
    Kosrandinopol,Aleksandria, Perseopolis ne Persi,Megas Aleksandros u quajt Faraos bashke me Kleopatren.
    Kush e ka ne llogari Albanistanin,Sllavet,Turqit,Amerikanet te gjithe e kane bazen ne Civilizimin Helene.
    Shkoni per bobla tani se ka rene ves.

    Reply to this comment
    • ELIOT July 31, 16:37

      PELLAZG ..KE HARRUAR ILACET …. JE I SEMURE MORE CUN ….. TE RRONI VETE SE CITRONI TE PASKA LENE …… O ME PAK SE 5 DITE LEXOVA PER ROMAKET …. DHE NE FAQEN E PARE DUKEN MIRE BRIGJET E ILLIREVE .TE PARET TANE …. POR NJE TIP SI TY QE MERRE ILACE DHE FLET PERCART … E KUPTOJ SE ..ESHTE I SEMURE …DHE SHKRIMATRI HISTORIANI . ESHTE FRANCEZ DHE JO GREK OSE TYC SI TY … MERCI TETE DE BITE …

      Reply to this comment
  7. Irakli Ndrenika July 25, 18:06

    Nga Vunoi kane dale fustanellat. Ajo dihet boterisht.

    Reply to this comment
  8. loni July 26, 22:25

    O Pellazgos vazhdoni te henderoni mendoni se ju beson kush me genjeshtrat qe shkruani. Ne qoftese fustanella eshte greke sipas jush atehere i del qe grate greke te kene pas veshur CITIANE.

    Reply to this comment
  9. Onkezmi August 21, 20:41

    Ashtu si e kane kthyer fustanellen sot,ne nje karikature,eshte me te vertete fytyra kopjuese jo ne orgjinal,por e bazarduar e fustanelles helene.Shini ne fotografira te shumta fustanellen e 1821,te heronjve arvanitas dhe sot te rojeve te parlamentit grek.(si karnavele ose si Mis modat helene)…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*