Shkrimtari i ri, fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2019

June 12, 2019 10:11

Shkrimtari i ri, fituesi i Çmimit letrar “Kadare” 2019

Loer Kume është fituesi i Çmimit “Kadare” për vitin 2019.

“Ditët Letrare të Razmës”, të organizuara nga Instituti Europian “Pashko”, kanë kulmuar me dhënien e Çmimit “Kadare” 2019, në letërsi.

Me një përmbledhje me tregime, Kume ka parakaluar konkurrentët e tjerë për këtë çmim, duke i hapur rrugë një tjetër brezi shkrimtarësh.

“Loer Kume, përfaqësues i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare, larg komercializmit dhe të zakonshmes në letërsi”.

Ky ishte motivacioni, me të cilin juria, e kryesuar nga Bashkim Hoxha në përbërje të së cilës janë shkrimtarët Mehmet Kraja, Genciana Abazi, Alda Bardhyli dhe Diana Kastrati, vlerësoi shkrimtarin.

Pesë autorët që mbërritën deri në finale për çmimin e madh të letërsisë ishin, Ylljet Aliçka me romanin “Metamorfoza e një kryeqyteti”, Fate Velaj me romanin “Itaka”, Mimoza Hysa me “Bijat e gjeneralit”, Roland Gjoza me romanin “Te Deum” dhe Loer Kume me përmbledhje me tregime.

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autor shqiptar. Ky është viti i pestë i krijimit të Çmimit “Kadare”. Në pesë vite, 120 autorë kanë qenë pjesë e këtij konkursi, ndërsa janë botuar edhe vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqipe.

j.l./ dita

June 12, 2019 10:11
Komento

1 Koment

  1. nostalgji June 12, 21:40

    Po i biri Kristaq Kume eshte ky? Dhe nje pyetje tjeter; Pse ka çmim ne letersi Kadare?! Une per tregimet e mia me mire pranoj çmimin “çdekretim” dhe “çdnerim” se sa kete çmim te pa kuptimte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*