Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes, shtëpia e tij kthehet në muze

January 28, 2019 12:24

Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes, shtëpia e tij kthehet në muze

Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes. Por, ky përvjetor vjen ndryshe për njeriun e madh të letrave shqipe, shtëpia e të cilit shumë shpejt do të jetë një muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni, kanë nisur pa humbur kohë punën për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh shqiptar në Rrugën e Dibrës, e cila në të ardhmen do të jetë një destinacion turistik jo vetëm për të pasionuarit pas veprave të Kadaresë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë nismë një eksperiencë krejt të veçantë. “Jam shumë i lumtur që me rastin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare kemi nisur punën në atë që nuk është vetëm një shtëpi muze, por është një eksperiencë në zemër të Tiranës, në një pallat i cili mbart shumë histori; një pallat që çoi Maks Velon për vite të tëra në burg, një pallat ku me Kadarenë ka qenë komshi edhe shkrimtari Dritëro Agolli”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se falë kësaj ndërhyrje, do të dalë në pah, i transformuar, një tjetër xhevahir i mbuluar nga pluhuri. “Falë projektit të Elisabetta Terragnit, arkitektes së famshme të “Shtëpisë së Gjetheve”, po vëmë dorë mbi një xhevahir të mbuluar nga pluhuri në qendër të Tiranës, e cila i ka të gjitha mundësitë të transformojë ndoshta një nga pallatet më të përfolura në Tiranë. Kemi punuar shumë me pallatet e Tiranës, me administratorët, për t’i rregulluar me veshje kapotë, por kjo ndërhyrje është e veçantë. Sigurisht, do të kujdesemi që pallati të transformohet dhe të shkojë në fazën përfundimtare siç e kishte projektuar i madhi Maks Velo, por epiqendra do të jetë apartamenti i Ismail Kadaresë, në të cilin ai jetoi nga vitet ‘70 deri në vitet ‘90, dhe ku ka shkruar disa nga kryeveprat e tij”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj falenderoi shkrimtarin Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helenën, për bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. “Ai është ndoshta emri më i njohur ndërkombëtarisht nga ne shqiptarët dhe besoj se për shumë turistë që vijnë në Tiranë, të cilët vizitojnë “Bunkerin”, “Shtëpinë e Gjetheve”, do të kenë një tjetër stacion fantastik këtu në shtëpinë e Ismail Kadaresë. E falenderoj atë dhe Helenën, që bashkëpunuan me Bashkinë e Tiranës për ta rikonceptuar, për ta kaluar këtë shtëpi në pronë të Bashkisë së Tiranës, teksa bashkia po eksploron se si do të marrë një rol aktiv edhe në muzetë e qytetit, dhe mbi të gjitha t’i uroj atij jetë të gjatë, shëndet dhe gëzuar ditëlindjen”, tha Veliaj.

Arkitektja e njohur italiane, Elisabetta Terragni, e cilësoi këtë projekt tepër të rëndësishëm për gjeneratën e re, por gjithashtu edhe për Shqipërinë. “Ky është një vend për të festuar letërsinë dhe një mënyrë për të parë brenda botës së shkrimtarit Ismail Kadare, për të kuptuar kohën kur ai punonte në Shqipëri. Puna për ngritjen e kësaj hapësire është e bazuar tek ndihma e madhe që ka dhënë ai dhe Helena, por edhe nga gërmimet e thelluara për dokumentet dhe jetën e tij. Njerëzit mund të vijnë këtu e të mësojnë me shumë rreth tij, të studiojnë me shumë rreth tij, e në të njëjtën kohë të bëjnë studime të thelluara mbi mënyrën se si jetohej në Tiranë në atë kohë dhe në ato kushte. Mendoj se kjo do të jetë e rëndësishme për gjeneratën e re, për fëmijët, por gjithashtu për Shqipërinë dhe të huajt që vizitojnë Shqipërinë”, tha Elisabetta Terragni.

January 28, 2019 12:24
Komento

9 Komente

  1. demo January 28, 13:46

    Shume gje e bukur

    Reply to this comment
  2. Precizim January 28, 14:11

    Po mire.
    E meriton Kadareja kete ide dhe muzeum. Po ky pse del ne te gjitha fotot dhe zgerdhihet kot me kot, sikur muzeu do te behet me leket e tij.
    Po rri more burre nje here pa dale dhe pa qit fytyren.

    Reply to this comment
  3. Eri January 28, 14:54

    A u pjerdhshit me gjithe muze juve.Jepjani shtepine e Kadarese te pastreheve qe jane rrugeve pa shtepi.Kadarese i beri shteti me porosi shtepine dhe ai kur e pa qe nuk kishte me qyl ne Shqiperi iku si bashibozuk dhe nxitoi tevillte vrer per vendin e tij qe ti jepnin ata jashte qyl.Kush ja ruajti shtepine atij deri sot???Shtepia duhej tu ndahej te pastreheve qe kur ai iku se shtepia ne ate kohe ishte e shtetit.

    Reply to this comment
  4. asd January 28, 15:54

    Paska stilin e shtepise se Enverit.

    Reply to this comment
  5. fabi January 28, 18:31

    Shume ide e mire.

    Reply to this comment
  6. Sokol January 28, 18:37

    Duan te bejne zhapikun shqiponje.Me kete muzeun e keni dhjere me shume meselene.Ne vend ti rregulloni vetullat do ti nxirrni syte.Asnje shqiptar nuk ka per te shkuar te shohe ate muze mavrine.Mund te coni njerez te sponsorizuar po popull atje nuk shkon se ai borgjezi mendjemadh nuk ka qene kurre pjese e popullit.Ndryshe do te ndodhte me Dritero Agollin.

    Reply to this comment
  7. besa January 28, 19:55

    Po Janulla me te birin erdhi per te pare muzeun? Po ambasadorja, ish e djalit janulles si e ndjeu veten? A pika, mburreni me njerez hipokrit qe kane punuar tere jeten per veten e tyre .

    Reply to this comment
  8. Musineja January 28, 19:59

    U moooli,

    Paska qene I pergjum nga sigurimi dhe I persekutuar nga regjimin I Enverit!!!!

    U molmuti Po sjtepine ja pashkesh dhene xhaxhi me te modhe se te veten.
    Xhaxhi e Kish me qira she la femijet rrugeve.
    My molmuti e paskerka pas pallati.
    Moli kur erdhi ne tirane nga Gjirokastren kish xhurape te grisura me thember perjashta. As te mballosura Si kish po i dukej thembra.

    E cun Student ne BS.
    I perkthyen veprat me leket e shteti. Me Duket se ja perktheu intelektuali dhe demo ne Burg.

    I dhane shtepi te madhe sa -23 apartamente normale.

    Hongri piu qyl.

    Tani I restaurant shtepine e renuar ne Gjirokastren, sigurisht me leket e taksapaguesve see moli ska eshte fukara.

    Tani sic Po shikoni Po I restsurojne shtepine e tiranes, Po prape me leket e taksapaguesve see moli eshte fukara dhe populli ja ka borxh atij skuthi e urdherdhenes i sigurimi.

    Shikoni o popull e krahasoni shtepine e Enveri diktatorit dhe shtepine e mol kadarese te “persekutuar” te Enverit.

    I pate pamjet e apartamentit te Enverit qe e hapi ramuti per Publikun me rasting e “Vitit te Skenderbeu”. U mbushen gazetat me Foto.
    Shikoni dhe Fotot ketu qe na i publikojne Tere qejf.

    Krahasoni popull krahasoni.
    Dhe shtrengoni rypin e ushkureve se fügen leke per te restauru shtepine e mol fukarait.

    Hahaha veliaj fiqifiku
    Dhe mol qorri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*