Shkruan tweet racist dhe pushohet nga puna teksa është në fluturim

December 24, 2013 21:22

Shkruan tweet racist dhe pushohet nga puna teksa është në fluturim

U nis me avion si menaxherja kryesore e kompanisë “InterActiveCorp” në të cilën merrej me marrëdhënie publike dhe kur zbriti ishte e papunë. Justine Sacco u pushua në vend për faj të një tweet-i të shkruar me shpejtësi para se të nisej për në Afrikën e Jugut.

“Going to Africa. Hope I don’t get AIDS. Just kidding. I’m white!” – (Duke shkuar në Afrikë. Shpresoj që të mos marr SIDA-n. Bëj shaka. Jam e bardhë)”. Por shakaja nuk bëri për të qeshur askënd. Batuta e saj u ndëshkua në kohë reale, ndërsa ekspertja e marrëdhënieve publike ishte ende në fluturim. “InterActiveCorp” që kontrollon 36 kompani, midis të cilave “Match.com”, “The Daily Beast” dhe “Dictionary.com, mori shpejt masa, asnjë justifikim, asnjë lehtësues. “Komenti është i turpshëm, ofendues dhe nuk pasqyron në asnjë mënyrë këndvështrimin tonë dhe vlerat e IAC. Për fat të keq punonjësja nuk ishte e arritshme në fluturim, por çështja është shumë serioze dhe prandaj morëm masa po aq serioze”, shkruhej në komunikatën e kompanisë.

Llogaria e Justines në Twitter u mbyll. E megjithatë postimi i saj për aq kohë sa qëndroi në rrjet u përhap në mënyrë virale dhe komentet kundër u bënë me mijëra. Rasti i saj u mbulua  nga faqet më të rëndësishme të lajmeve si “International Business Times”, “TheWrap”, “Huffington Post”, “New York Times” dhe “New York Daily News”. Ndërsa Justine Sacco kapërcente botën, bota nuk e kapërdiu dot komentin e saj racist. “New York Times” zbuloi se fraza ishte postuar të premten në Londër dhe pastaj ngriti dyshimin se mos ajo ishte shkruar nga dikush tjetër i paautorizuar. Por tezë ra menjëherë, sepse nuk ishte hera e parë që ajo shkruante gjëra të tilla.

“Nuk mund të pushohem nga puna për gjëra që i kam thënë ndërsa isha e dehur, apo jo?”, shkroi serish. Më në fund e kuptoi edhe këtë gafë të dytë dhe me të zbritur në tokë, kërkoi ndjesë. Për këtë iu desh të hapte një llogari të re në Twitter, @JustineSaço6: “Ej djema sapo mbërrita në Afrikën e Jugut. Kërkoj sinqerisht ndjesë për postimin tim injorant dhe shpresoj që të më falni”, dhe pastaj “doja të bëja thjesht një batutë por m’u kthye kundër. Sapo mësova se jam pushuar nga puna. E prisja”. Ajo tregoi se ishte fotografuar ndërsa zbriste nga avioni dhe se po kërkon një fluturim për t’u kthyer mbrapsht në Shtetet e Bashkuara. Madje u kërkoi të gjithëve që të bënin donacione për të ndihmuar në kërkimet kundër SIDA-s. Ndërsa përdoruesit e Twitter-it krijuan llogarinë JustineSacco.com me nënshkrimin ‘Aid For Africa’ (Ndihma për Afrikën) me synimin për të ndihmuar familje e komunitete afrikane./D.Gjuzi

December 24, 2013 21:22
Komento

1 Koment

  1. Eri December 24, 23:15

    E pret nje batute te tille pa shije nga nje stjuardese, kengetare tallavaje apo sekretare pilivese, por nga dikush qe merret me Marredhenie Publike kjo gje eshte e pafalshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*