Shkrumbohen nga flakët furgoni i policisë bashkiake dhe një makinë përpara Bashkisë së Kamzës
Nga Arkiva
Një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip Smart janë shkrumbuar nga flakët përpara godinës së Bashkisë. Mësohet se flakët janë përhapur si pasojë e defektit teknik të ‘Smartit’, i cili ka qenë i parkuar pranë furgonit të policisë.
Forcave zjarrfikëse i është dashur 20 minuta për të arritur në vendngjarje si pasojë e trafikut të rënduar, duke bërë më pas të mundur shuarjen e flakëve.
Flakët kanë përhapur shtëllunga tymi në të gjithë zonën, ndërkohë për pasojë është bllokuar për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor.
o.j/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento