“Shkuam për t’u sqaruar, ata na shanë”, detaje të reja nga ngjarja në Kavajë

July 5, 2019 09:19

“Shkuam për t’u sqaruar, ata na shanë”, detaje të reja nga ngjarja në Kavajë

Shkon në pesë numri i të arrestuarve për përplasjen me armë zjarri mesditën e djeshme në qytetin e Kavajës, ku mbeti një i vdekur dhe 7 të plagosur, ndërkohë që njëri është shpallur në kërkim. I arrestuari i parë për ngjarjen ishte Marjus Aliu, i cili shkoi në spital për mjekim dhe u arrrestua nga blutë e qytetit.

Ndërsa po ashtu janë arrestuar edhe Eraldo Hyka, Ardian Dedej, Qazim Merkja dhe Agron Kollcaku.

Sipas policisë i arrestuari në flagrance Marjus Aliu,  ka folur në komisariat dhe ka dhënë dëshminë e parë mbi ngjarjen.

Ai është shprehur se  “shkuam për t’u sqaruar për shkak të sherrit që patën me vëllanë, por ata na shanë prapë”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, të cilat janë përdorur nga autorët e dyshuar, aparate celularë, fishekë luftarakë si dhe një sere provash te tjera, të cilat janë dërguar për ekzaminim të mëtejshëm laboratorik.

Të arrestuar nga ngjarja e djeshme në Kavajë:

Marjus Aliu 31 vjeç, 

Ardian Dedej 43 vjeç

Eraldo Hyka 22 vjeç

Qazim Merkaj 25 vjeç

Agron Kollçaku 39 vjeç

Në kërkim:

Denis Aliu 33 vjeç, 

Kronologjia e ngjarjes

Ramazan Hasalli, mesditën e së enjtes, shkoi të blinte bukën si zakonisht në furrën pranë lagjes. Por 50-vjeçari nuk u kthye dot në shtëpi dhe të çonte bukën në familje. Ai u gjet rastësisht në mesin e breshërive të armëve, pas një konflikti që kishin nisur me një grup të rinjsh një natë më parë.

Dy vëllezër, Marjus Alia dhe Denis Alia paraditen e djeshme kanë qenë me makinë dhe kanë filluar  të shtënat me armë në këtë drejtim dhe me pas  breshëria e plumbave ka vazhduar për rreth 40 apo 50 metra në jug të Kavajës.”

Konflikti ka nisur që mbrëmjen e së mërkurës mes Eraldo Hykës dhe Denis Alisë, për të pasur një përplasje tjetër fizike në qendër të Kavajës mëngjesin e së enjtes. Por, kjo nuk ka mjaftuar për të rinjtë, pasi një orë më vonë morën armët dhe i zbrazën ndaj njëri-tjetrit në lagjen numër 2 të qytetit.

Breshëria e plumbave nuk ka kursyer as njerëzit që ndodheshin aty ku për pasojë kanë mbetur të plagosur, Eraldo Hyka, Rustem Berberi, Sali Mekja, Arben Hajdinin dhe autori i dyshuar Marjus Aliu. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të plagosurit po trajtohen në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sali Mekja dhe Arben Hajdini u plagosën rastësisht. Ata kishin dalë nga lokali aty pranë për të parë se çfarë po ndodhte.

Plumbat e zbrazur me breshëri kapën makinat e parkuara dhe bizneset në zonën e ngjarjes. Marjus Aliu, i plagosur, po mbahet në ruajtje nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes, ndërsa vëllai i tij, Denisi, është shpallur në kërkim.

Për këtë ngjarje të rëndë, policia ka shoqëruar disa persona si dhe ka sekuestruar automjetin që përdorën vëllezërit Aliu, si edhe mjetin e palës tjetër.

e.t./dita

July 5, 2019 09:19
Komento

1 Koment

  1. katarakti July 5, 17:28

    Kishin arme me vete kur vajten per tu “sqaruar”?! Me duket se i pashe ne nje foto ku kishin dale me dy gishtat lart dhe flamurin e PD-se! Prandaj nuk ka asgje per tu çuditur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*