Shkup, qeveria miraton marrëveshjen për “Maqedoninë e Veriut”

June 18, 2018 13:57

Shkup, qeveria miraton marrëveshjen për “Maqedoninë e Veriut”

Marrëveshja e nënshkruar me palën greke për emrin e ri të vendit sot është miratuar në unanimitet nga mbledhja e kabinetit maqedonas.

Tani pritet që projektligji për ratifikim të kalojë në Kuvend, për t’u votuar edhe atje gjatë një seance plenare.

Në njoftimin e qeverisë së Maqedonisë thuhet se ajo “ka shqyrtuar dhe aprovuar projektligjin për ratifikim të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve, siç përshkruhet në Rezolutën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndërprerje të Kornizës Kohore të vitit 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, me propozim të Ministrisë për Punët e Jashtme.”

Megjithatë, identiteti i komisionit kuvendor që do të kalojë leximin e parë të projektligjit për ratifikimin e emrit “Maqedonia e Veriut” mbetet i paqartë.

“Nuk ka dilema, komisionin e vendos kryetari i Kuvendit në bazë të projektligjit të dorëzuar, në pajtueshmëri me Rregulloren e Kuvendit”, ka deklaruar ndërkohë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev.

s.a/dita

June 18, 2018 13:57
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku June 18, 14:55

    Ajo puna e Veriores ne emer eshte si puna e kosit te ajo historia me te qiren dhe me kosin, si tha ai burri, per zotin or ti mos qe ai kosi une do i thosha qe keta po qihen. Edhe Veriore ne kete rast eshte si kosi, se per zotin po te mos ishte kjo Veriore, une Maqedoni po i them prape kesaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*