Shkupi: Forca të jashtme duan të na pengojnë integrimin në BE

August 15, 2019 22:22

Shkupi: Forca të jashtme duan të na pengojnë integrimin në BE

Vetëm disa muaj para anëtarësimit të pritur zyrtar në NATO, ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska thotë se edhe më tej do të ketë sulme, nga forca të brendshme dhe të huaja të cilat duan ta pengojnë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Por megjithatë, shumë shembuj si publikimi i bisedave të incizuara në fshehtësi në rrjetet sociale, bashkëbisedues të rrejshëm me kryeministrin, ose krijimi masiv i lajmeve manipuluese, sugjerojnë se sistemet vendase të sigurisë dhe komunikimeve janë të rrezikuara.

“Ka shumë persona në vend por edhe jashtë tij të cilët mendojnë se duhet të bëjnë gjithçka që vendi ynë të mos bëhet anëtar i NATO-s dhe të mos fillojë negociata me BE-në”, tha Sheqerinska.

Mysafiri i Ministres së Mbrojtjes, komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit federal amerikan të Vermontit, Gregori Najt, me të cilin ushtria e Maqedonisë ka një bashkëpunim 25-vjeçar, shpreh bindjen se anëtarësimi në Aleancë është i padiskutueshëm, në emër të sigurisë në Evropë.

“Ne jemi të përkushtuar ta ndihmojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta rrumbullakësojë anëtarësimin në NATO, të bëhet pjesë e ekipit, anëtarja e 30-të dhe të ndihmojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit në Evropë.”

Senati Amerikan pritet që së shpejti ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërkohë që këtë e kanë bërë 20 vende të tjera anëtare të organizatës më të madhe ushtarake në botë.

 

l.h/ dita

August 15, 2019 22:22
Komento

2 Komente

  1. Raimond vlonjati August 16, 05:18

    Kjo me kete mbiemer qenka nga ata shqiptaret qe u kthyen ne slavo maqedons

    Reply to this comment
  2. Tirana August 16, 14:10

    Nena e nenes se Sheqerinskes eshte shqiptare nga Reka e Eperme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*