Shkurtime në administratën shtetërore? Rama paralajmëron: Kemi aq shumë sa…

September 28, 2017 22:41

Shkurtime në administratën shtetërore? Rama paralajmëron: Kemi aq shumë sa…

Me krijimin e qeverisë së re “Rama 2” kryeministri Rama shkurtoi numrin e ministrave dhe me sa duket me këtë ide do të vijojë edhe me organikat nëpër këto institucione. Ndërsa paralajmëroi shkurtime në administratë, Rama tha se nuk mund të pranohet që ka më shumë drejtorë e sekretare në institucionet tona.

“Si mund të ketë ministria inspektorë? Shteti s’do jetë më zorrë që nuk mbaron në gjithë Shqipërinë për të shtuar oreksin e partive. Sistemi që na duhet, duhet të jetë i vogël, solid dhe fleksibël që shteti të zhvendoset më pranë qytetarëve”,- u shpreh ai.

Kryeministri foli qartë kur tha se s’mund të pranohet që ky vend të mbajë mbi kurriz njerëz kot, struktura të fryra që rrisin shpenzimet

“Jemi vendi me numrin më të madh të drejtorëve, shefave, sekretareve, pastruesve dhe rojeve në Europë. Zyra kombëtare, agjenci kombëtare e ndërkombëtare deri aty kemi arritur. Shoqërira, operatorë të posaçëm, shto ujë e shto miell me qëllim për t’i gjetur punë njerëzve të partisë.

Ne nuk mund të pranojmë që në administratat normale në Europë e Rajon raporti i nëpunësve që paguhen për të realizuar misionin është 3 me 1, ndërsa ne e kemi 1 me 1, se janë të partisë e të tepsive. Kjo është e papranueshme”,- tha Rama.

September 28, 2017 22:41
Komento

3 Komente

  1. Preng Pjetri September 29, 02:55

    Gra shume bucela bosh.. Êshtê nje shprehje e popullit.
    Ndaj duhet falemderuarar zoti Rama per kete nisem.
    Sa me pak te jete e fryre administrata aq me shume rriten investimet publike.
    Urime zoti Kryeminister!

    Reply to this comment
  2. PO,PO September 29, 08:39

    PUNE TE MBARE , Z.KRYEMINISTER !
    POPULLIN E KE ME VEHTE !

    Reply to this comment
  3. info analitike September 29, 13:32

    Filloje nga kryeministria qe eshte nder me te fryrat me personel.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*