Shlyerja e borxheve nga qeveria nuk ul kreditë e këqija

November 30, 2014 16:10

Shlyerja e borxheve nga qeveria nuk ul kreditë e këqija

Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë konfirmon përmes shifrave se shlyerja e detyrimeve të prapambetura nga buxheti për bizneset private nuk ka ndikuar në uljen e kredive të këqija.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se deri në fund të shtatorit, buxheti i shtetit pagoi 260 milionë dollarë borxhe të vjetra ndaj biznesit. Por, sipas raportimeve, që Banka Qëndrore ka marrë nga bankat tregtare, nga kjo shifër vetëm 1 milionë dollarë kanë shkuar për të shlyer kreditë e këqija. Kjo është më pak se 0.3 përqind e gjithë shumës.

Në fillim të procesit ishin evidentuar mbi 70 kompani private, të cilat figuronin me kredi të këqija në banka, por që njëkohësisht kishin për të arkëtuar para nga buxheti i shtetit në formën e detyrimeve të prapambetura.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në total shuma që këto kompani kishin për të arkëtuar nga buxheti ishte 230 milionë dollarë. Ndërsa kreditë e këqija që ato kanë në banka rezultojnë rreth 48 milionë dollarë.

Vetë ekspertët e bankës shprehen të habitur nga ndikimi i papërfillshëm që shlyerja e borxheve të prapembetura ndaj biznesit ka patur në uljen e kredive të këqija. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka nisur një proces të verifikimi të hollësishëm mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Burime nga kjo bankë i thanë për Top Channel se do të verifikohet e gjithë lista e kompanive që kanë përfituar pagesa nga buxheti i shtetit deri më tani dhe gjendja që ato kanë në sistemin bankar. Raporti që pritet të dalë shumë shpejt do të japë një përgjigje më të saktë mbi atë se çfarë ka ndodhur me shlyerjen e borxheve të prapambetura dhe pse  shlyerja e tyre nuk po i ul kreditë e këqija./TCH

November 30, 2014 16:10
Komento

4 Komente

  1. plaku November 30, 17:48

    Ka mundesi qe bisneset qe qeveria ju kishte borxh te kene dhene nje pjese te lekeve te marre per te paguar rrogat e papaguara te punonjesve te tyre si dhe livruesit e tyre me mallra qe keto bisnese, per mungese lekesh, nuk i kishin paguar. Pervec kesaj, ka mundesi qe duke patur parasysh kohet e veshtira plot me te papritura ti kene frikesuar keto bisnese qe te mbajne si rezerve nje pjese te lekeve qe moren me te drejte nga qeveria e re.
    Nuk arrij te kuptoj, se cfare pune kane bankat qe te shofin se cfare kane bere keto bisnese e leket e tyre. Me keto leke ata bejne cfare te Duan dhe nuk i marrin leje qeverise ose bankave. Jemi ne ekonomi tregu APO jo ? Qeveria eshte qeveri dhe nuk duhet te fusi hundet ne politiken financjare te bisneseve. Qeveria duhet ti krijoje kushte te mira pune bisneseve dhe brenda mundesive te uli taksat dhe te beje reformen ne drejtesi duke ulur kohen e sorrollatjeve qe shkakton drejtesia.
    Sidoqofte, qeveria beri shume mire qe ju lau bisneseve borxhet e lena nga qeveria e vjeter.

    Reply to this comment
    • gorezi December 1, 00:06

      Ketu ne Gjermanine” komuniste” ,kur ke nje borxh te njohur ne banke ose biznes ,nuk merr asnje kacidhe po nuk u shlye borxhi me pare.Vec nese ne rruge gjyqsore ka ndonje kompromis per shlyerje me keste.

      Reply to this comment
  2. Tani November 30, 21:10

    1.4 euro(1960 lek) ka qene nafta ne Greqi para nje viti dhe 1.2 euro(1680 lek) eshte sot.Pritet te shkoje 1 euro per liter.Edhe cfare nafte,qe e dallon ndryshimin kushdo qe e furnizon atje makinen.Me lire se tek ne edhe pse i kane vene gjithe ato taksa naftes ne Greqi per te lare borxhet.
    Ketu ne Albanistan sot shitet 1780 lek per liter nafte surrogate qe demton ambjentin dhe te shkaterron makinen vetem e vetem sepse mafiozet e trustit te naftes dhe politikanet qe marrin miliona euro prej tyre duan te fitojne 200-300 lek per liter ne nje kohe qe ne te gjithe vendet europiane maksimumi i fitimit eshte 4-5 cent per liter.

    Reply to this comment
  3. bankat hajdute November 30, 22:20

    DITA pershendetje! Do kerkoja nga Ju vetem qe te benit nje investigim siperfaqesor mbi bankat e nivelit te II. Do shikoni qe ne te gjitha keto banka ekziston praktika merr leke me pak % dhe jep kredi me % te larte. Jane keto banka te cilat procedurat e kreditimit i kane mjaft diskreminuese kundrejt biznesit por edhe per kredi te ndryshme. Mjafton tiu kujtoj se ne periudhen me te erret te ekonomise globale , bankat ne Shqiperi arrinin fitime deri ne 30-40%.
    Nese sistemi namkar do te funksiononte si jashte besoj se kredite e keqija nuk do te ishin as sa gjysma e ketyre shifrave,
    Perpiquni te beni disa shkrime investigative per plagen me te madhe financiare shqiptare, qe jane keto banka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*