Shlyerja e detyrimeve për biznesin, zhbllokohet procesi

November 28, 2014 11:19

Shlyerja e detyrimeve për biznesin, zhbllokohet procesi

Detyrimet e prapambetura për biznesin kanë qenë një nga çështjet në fokus të qeverisë për vitin që po lëmë pas.

Me synimin që shlyerja e detyrimeve të krijuara në vite do të rriste mundësinë e kreditimit, të rritjes së likuiditetit dhe frymëmarrjes për biznesin, u synua, madje u mor hua me interes të ulët nga Banka Botërore që ky proces të mbyllej. Por për të përfunduar këtë proces dhe për të gjykuar nëse ai po ecën në rregull nga Ministria e Financave janë ndjekur një sërë rregullash.

U kërkua të bëhej një audit nga kompania Ernst & Young, për të parë se si po ecën procesi dhe deri në momentin e verifikimit shlyerja e detyrimeve u pezullua.

Tashmë ky proces është drejt përfundimit dhe në muajin dhjetor pritet t’i hapet rruga për disbursimin edhe rreth 9 miliardë lekëve të tjera.

Burimet në Ministrinë e Financave bëjnë me dije se, bazuar në punën e deritanishme të auditimit ndërkombëtar, nuk u gjetën parregullsi të rëndësishme, duke i lënë kështu udhë lirë dhënjes e këstit të mbetur.

Ernst & Young, një kompani auditimi e kontraktuar nga qeveria shqiptare me fondet e Bashkimit Europian zhvilloi një proces verefikimi, nëse shlyrja e detyrimeve të prapambetura nga Ministria e Financave ka qenë e rregullt.

Ky audit bllokoi përkohësisht disbursimin e fondit të parashikuar. Deri në fund të shtatorit, Ministria e Financave ka alokuar rreth 25,9 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: investimet publike (janë alokuar 8.4 miliardë lekë, në rimbursimi e TVSH-së alokuar rreth 12.5 dhe në sektorin energjetik rreth 4.4 miliardë lekë.

Duke llogaritur edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013 për personat me aftësi të kufizuar, ku janë shlyer rreth 2 miliardë lekë dhe për sektorin e infrastrukturës rrugore 3miliardë lekë, në total fatura e borxheve të vjetra të alokuara deri më tani arrin gati 35 miliardë lekë.

Në buxhetin e vitit 2014, në kuadër të kësaj strategjie, është parashikuar të shlyhen 35 miliardë lekë fatura të prapambetura.

Në lidhje me rimbursimin e TVSH, pas rakordimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministria e Financës ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, subjekte për të cilat ka alokuar rreth 13.5 miliardë lekë. Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për investimet publike, është proçesuar deri në vitin 2012 dhe po vazhdohet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vitit 2013.

Ndërsa për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për “shpenzimet korente”, aktualisht janë proçeduar detyrimet e prapambetura në sektorin e shëndetësisë dhe dhe është në proces shlyerja e detyrimeve për sektorët e tjerë.

Në kategorinë “të tjera” janë proceduar detyrimet e prapambetura për vendimet gjyqësore dhe shpronësimet. Po kështu të njëjtat burime theksojnë se fondi i parashikuar për tu likuijduar biznesi gjatë vitit 2015, mendohet të disbursohet në dy muajt e parë të vitit. Kjo bëhet me qëllim të nxitjes së investimeve të këtyre parave gjatë periudhës tjetër të vitit 2015.

November 28, 2014 11:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*