Shmanget përplasja me Tokën e asteroidit 2012 TC4

October 12, 2017 16:17

Shmanget përplasja me Tokën e asteroidit 2012 TC4

Asteroidi 2012 TC4, i klasifikuar si një objekt i afërt me Tokën, i grupit Apollo, i është shmangur përplasjes me të duke iu afruar planetit të tretë të sistemit tonë diellor, sot në mëngjes, në 07: 41 (05:41 GMT).

“Asteroidi, me një diametër prej 12 deri në 27 metra, i është shmangur rrezikut për t’u përplasur me Tokën duke u larguar me rreth 44 000 kilometra”, njoftoi sot në rrjetin e saj social Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).

Po të bëjmë një krahasim,  distanca midis Tokës dhe Hënës është rreth 400 000 kilometra.

Asteroidi 2012 TC4  u zbulua për herë të parë nga observatori “Pan-STARRS”, instituti i parë i kërkimit astronomik, në ishullin Havai, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rruga e afërt e fluturimit u ofroi shkencëtarëve një mundësi të shkëlqyer për të testuar aftësinë për të zbuluar dhe ndjekur objektet afër Tokës dhe për të vlerësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur së bashku një kërcënimi të vërtetë asteroidësh.

”Një shmangie tjetër e përplasjes së asteroidit 2012 TC4 pritet të ndodhë në tetor 2079, ku shkëmbi astronomik ka një në 2 645 mundësi për të goditur”,  sipas Ruediger Jehn i Agjencisë Hapësinore Evropiane.

October 12, 2017 16:17
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 October 12, 17:35

    qyqa mi none
    me kë janë këta debila??
    me asteroidin apo me tokën??
    shkruajnë sikur ju vjen keq që paska shpëtuar asteroidi pa u përplasur me tokën!!
    punë muti kur në shkollë mësohet vetëm shkrimi!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*