Rama në Kukës: 300 mln euro për fermerët që duan të investojnë

December 6, 2015 11:30

Rama në Kukës: 300 mln euro për fermerët që duan të investojnë

Rama inauguroi në Kukës rikonstruksionin e një ndërtese për grumbullimin e bimëve mjekësore.

Me mbështetjen e qeverisë përmes AZHBR ngrehina e rrënuar u kthye në një pikë funksionale për ruajtjen e bimëve mjekësore në të gjitha sezonet.

Rreth 1000 persona merren me mbledhjen e këtyre bimëve në këtë zonë.

Qeveria ka krijuar me buxhetin e ri Fondin Kombëtar të Garancisë për Bujqësinë. Përmes këtij organizmi, shteti do të marrë përsipër që të garantojë kreditimin me kushte të favorshme të atyre që duan të jetojnë me punë në fshat. Me Fondin e Garancisë të qeverisë prej 300 milionë euro, duke filluar nga viti i ardhshëm do të mbështeten të gjithë ata që duan dhe kanë plane të qarta biznesi për të investuar për të rritur kapacitetet e prodhimit, punësimit dhe eksportit – tha Rama.

 

depoja

 

 

December 6, 2015 11:30
Komento

3 Komente

  1. Nikoqiri familjar. December 6, 12:42

    LIGJI I SHPENMZIMEVE.

    Z. Rame, hiq dore nga shpenzimet luksokratike, investo atje ku shpenzimet, japin me shpejt te ardhurat.PO, per feremeret ke te drejte.

    Reply to this comment
  2. Arben December 6, 15:43

    O SHOKU RAMA, NE KAPITALIZEM NUK INVESTON QIVERRIA, POR INVESTITORET PRIVATE.

    PERSE JA JEP PARATE E MIA NJE SIPERMARRESI, QE AI TE NGREJE ME TO NJE SIPERMARRJE PRIVATE, QE NE FUND DO TI COJE FITIM NE XHEP TE TIJ?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!

    ATO PARA PER TE CILAT NA I 2-3 FISHOVE TAKSAT????!!!!!!

    ORE LAMASH.

    Reply to this comment
  3. Bardhi Tolabi December 7, 02:21

    Qenke nje super lamash o Arben.
    Po nuk ja u jep o kungull i pabere,ja u jep ne formen e garantimit te kredive te buta,atyre qe duan te qendrojne dhe jetojne ne fsaht,te cilet kane ide investimi,por qe nuk kane mundesi te marrin kredi me interesa te larta.Ne fund te investimeve dhe fillimit te prodhimit,fermeri do filloje tye shlyeje kredine dhe investimin.Ti nuk humbet asgje,por te krijohet nje mundesi per te marre dicka prej prodhimit bujqesor me cmim me te ulete ne te ardhmen…
    Po kaq di e kaq ben…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*